Analize

Vendet e BE-së po blejnë veç e veç vaksinën ruse

Të zhgënjyer nga shpërndarja e ngadaltë e vaksinave në Bashkimin Europian, shumë vende europiane po përgatiten për nënshkrimin një marrëveshje evropiane për Sputnik V të Rusisë, duke menduar të punojnë me Moskën direkt.

Këto marrëveshje kanë shumë të ngjarë të jenë marrëveshje të pavarura kombëtare dhe jo marrëveshje të prokuruara nga BE-ja. Edhe pse ekipi i Sputnik mund të demonstrojë kapacitetin për të furnizuar me vaksina BE-në, blerja e vaksinës ruse është për unionin një zgjidhje e vështirë politike.

Disa udhëheqës europianë po sinjalizojnë se mund ta konsiderojnë blerjen e vaksinën ruse pa pritur miratimin e BE-së. Ky konfirmim erdhi në fillim të kësaj jave, kur Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti francez Emmanuel Macron biseduan me Presidentin rus Vladimir Putin, duke i shprehur interesin e tyre për Sputnik V.

Kryeministri italian Mario Draghi gjithashtu ka mbështetur idenë, duke thënë në mars se ai do të donte të lidhte një marrëveshje për Sputnik V. "Por nëse koordinimi me BE nuk është i mundur, Italia do të "veprojë ndryshe", tha ai.

Një punëtor mjekësor mban një shishkë të vaksinës Sputnik V

Megjithatë, ka shumë dyshime për efektivitetin e vaksinës ruse. Presidenti i Argjentinës Alberto Fernández të shtunën shkroi në Twitter se ai ishte testuar pozitiv për koronavirusin, pavarësisht marrjes së vaksinës Sputnik V në janar.

Sidoqoftë, kjo nuk e ka ndaluar Gjermaninë dhe Francën të nisin bisedimet paraprake me Rusinë. Nëse ata nënshkruajnë një kontratë, kjo do t'i vendoste dy ekonomitë më të mëdha të parat në radhë për marrjen e vaksinave, nëse EMA rekomandon vaksinën.

Ndërsa pjesa më e madhe e Europës pret dritën jeshile të EMA-s, katër vende, Hungaria, Sllovakia, Austria dhe Republika Çeke, po marrin një qëndrim tjetër. Hungaria ishte e para që bleu Sputnik, në janar së bashku me vaksinën kineze Sinopharm të Kinës. Që nga e mërkura, Hungaria u rendit midis niveleve më të larta të vaksinimit në BE, rreth 21 për qind.

Ndërkohë, Austria mund të ndjekë shembullin e Hungarisë. Kancelari Sebastian Kurz tha në fillim të kësaj jave se ai parashikon të bëjë një porosi për 1 milion doza të Sputnik javën e ardhshme.

Një vend ku rregullatori kombëtar i ilaçeve po vlerëson Sputnik është Sllovakia, gjithashtu e goditur rëndë nga pandemia. Një vendim përfundimtar mbi vaksinën pritej javën e kaluar, por u vonua pas rrëzimit të qeverisë për shkak të pasojave politike pas urdhrit të njëanshëm të ish-Kryeministrit Igor Matovič për porositjen e 2 milion dozave të Sputnik. Kjo blerje mbetet e kontestuar.

Rusia i ka  ka dorëzuar Sllovakisë një dërgesë fillestare prej 200,000 dozash, të cilat mbeten në depo.

Ndërkohë, Republika Çeke e ka bërë të qartë se do të blejë së shpejti ndërkohë që po lufton me rritjen e rasteve dhe shkallën e vdekjeve. Ministri i Shëndetësisë Jan Blatný ka insistuar që EMA të miratojë Sputnik, por Presidenti Miloš Zeman dëshiron të anashkalojë BE-në. Zeman po kërkon miratim të pashembullt politik në mënyrë që vaksina të mund të përdoret - në fakt, duke marrë rrugën që ndoqi Hungaria.

Roman Prymula, këshilltar i Kryeministrit Andrej Babic dhe ministër i shëndetësisë në detyrë, paraqiti dy skenarë javën e kaluar. Ose të priste vendimin e EMA-së për të gjithë bllokun, ose Sputnik-ut i jepet miratimi i jashtëzakonshëm nga ministria e shëndetësisë./Politico.Eu/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë