Ka ndodhur

Veliera me tre turistët e huaj pëson defekt, shpëtohen nga Policia Kufitare e Vlorës

Një velierë e nisur nga Kroacia në bordin e të cilës ishin 3 turistë të huaj, pësoi defekt në det të hapur pranë derdhjes së lumit Seman mbrëmjen e së premtes.

Në ndihmë të tyre shkoi Policia Kufitare e Vlorës.

Shërbimet e Policisë i kanë shoqëruar me mjetin e Policisë Kufitare drejt Stacionit Kufitar të Triportit. Të tre turistwt aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Veliera do të udhëtonte drejt Turqisë me destinacion përfundimtar, por kishte pësuar defekt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë