Ngjarje

Veliaj i heq licencën kompanisë së transportit të Unazës dhe paralajmëron të tjerat

Bashkia e Tiranës i heq licencën kompanisë që ofron shërbimin e transportit publik në Unazën e qytetit.

Vendimi është njoftuar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

“Kam vendosur këtë javë t’i heq licencën linjës së Unazës, për një sjellje të papërgjegjshmem për abuzime gjatë të gjithë kohës me justifikime për të ofruar shërbim”, tha kryebashkiaku.

Veliaj deklaroi se bashkia po vëzhgon me imtësi edhe linjat e tjera, ndërsa tha se tranzicioni për linjën e unazës do të përmbyllet para nisjes së vitit të ri shkollor. Para kësaj, date, që është përcaktuar 27 shtatori, kryebashkiaku tha se do të hyjë në fuqi edhe regjimi i qarkullimit të mjeteve të transportit të mallrave.

“Po vëzhgojmë edhe kompani të tjera. Disa linja lëshuan veten dhe bënë përjashtim nga punët e qytetit. Kam marrë vendim për linjën e Unazës, tranzicioni do të ndodhë para vitit shkollor dhe do të hyjë në fuqi regjimi i furnizimit”, u shpreh ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë