Shendet

Veç fëmijëve edhe adoleshentët preken nga sëmundja inflamatore e nxitur nga Covid-19

Ekspertët e shëndetit në SHBA, kanë deklaruar se gjendja e rëndë inflamatore e ngjashme me sëmundjen “Kawasaki” e cila nxitet nga Covid-19, mund të prekë edhe adoleshentet edhe të rriturit deri në moshën 20 vjeç.
Sipas tyre pacientët e infektuar kanë zhvilluar antitrupa, kështu që sëmundja dhe gjendja e zhvilluar është një përgjigje e imunitetit për të reaguar kundër infeksionit.
Ata janë shprehur se kjo gjendje do të njihet me emrin PIMS-TS (sindromi inflamator pediatrik pediatrik i shoqëruar përkohësisht me SARS-CoV-2).

Të dhënat tregojnë se pacientët e rritur të prekur nga kjo gjendje e re kanë simptoma më të rënda se fëmijët, të cilat mund të ndikojnë në mushkëri dhe në zemër. Trajtimet e tanishme duket se janë efektive dhe përfshijnë steroid, antikoagulantë, imunoglobulin dhe, herë pas here, ventilim në kujdesin intensiv.

Foto ilustruese e simptomave

Adoleshentët kanë simptoma të lidhura më ngushtë me sëmundjen Kawasaki, të tilla si inflamacioni i enëve të gjakut dhe skuqjet e tyre. Sidoqoftë, gjendja që nxitet të shfaqet duket se mund të infektojë një sërë njerëzish, nga foshnjat deri tek më të moshuarit.

Burimi:Daily Mail/ Përktheu Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë