Ngjarje

Vdes në Romë zyrtari shqiptar i FAO, ulet në gjysmështizë flamuri

"Adrian Kazazi, 61 vjeç, njeri i nderuar e mjaft i njohur në komunitetin e shqiptarëve në Romë ka gjetur vdekjen pas infektimit nga Covid-19. Prej shumë vitesh ai punonte pranë Organizatës Botërore të Ushqimit e Bujqësisë (FAO), Kazazi 61 vjeç, baba i 2 djemve e bashkëshort, ishte njeri i nderuar e mjaft i njohur në komunitetin e shqiptarëve në Romë", njoftoi zyra italiane e këtij organizmi ndërkombëtar.

Drejtori i Përgjithshëm i FAO, Qu Dongyu në profilin zyrtar të FAO ka shkruar "se me dhimbje të madhe mori lajmin e ndarjes nga jeta të mikut e kolegut Adrian Kazazi, 25 vjet dedikuar FAO. Një ditë e trishtë për punonjësit e këtij institucioni, Do të na mungoj shumë". Kazazi regjistrohet edhe si humbja e parë nga radhët e punonjësve të FAO-s.

https://twitter.com/FAODG/status/1243870707437776896

Edhe zëvendës ministrja e jashtme Italiane Emanuela De Re ka nderuar kujtimin e shqiptarit viktimë nga COVID 19 në Romë me fjalët "shpreh ngushëllimet e thella familjes për humbjen e Adrian Kazazi, punonjës i FAO që ndërroj jetë për shkak të koronavirusit. Më shumë se kurrë duhet të qëndrojmë së bashku Itali".

https://twitter.com/ecdelre/status/1243851239022047233

Gjatë ditës së djeshme në selinë e FAO-s në Romë flamuri i këtij Institucioni u ngrit në gjysmë shtizë. Kazazi në janar të këtij viti u vlerësua nga FAO me medaljen për 25 vjet punë në këtë institucion.

Lajmin e ka bërë të ditur më herë bashkëshortja e tij Anila Husha në rrjetet sociale ku ka shkruar edhe një dedikim prekës për të.

https://www.facebook.com/anila.husha/posts/10223020890496584

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë