Ngjarje

Vdes legjenda e modës Pierre Cardin

Stilisti francez Pierre Cardin ka ndërruar jetë në një spital në Neuilly, në perëndim të Parisit, në moshën 98-vjeçare dhe ndarjen nga jeta e lajmëroi familja e tij.

Cardin lindi në Itali në 1922 por emigroi në Francë kur ishte fëmijë. Ai themeloi shtëpinë e tij të modës në vitin 1950  dhe në vazhdim ai ndërtoi një perandori.

Cardin u bë i famshëm për stilin e tij futurist, i frymëzuar nga hapësira dhe Epoka e hapësirës. Dashuronte stilin unisex dhe shpesh herë veshjet e tija u cilësuan sit ë pamundura për tu veshur edhe pse të mrekullueshme.

Në vitin 1959 ai ishte stilisti i parë që hapi një dyqan të modës së lartë në Japoni.

Cardin e donte jetesën në vende të magjishme dhe vuri në dukje rrënjët e tij italiane me blerjen e pallatit Ca 'Bragadin në Venecia, ku ai banoi gjatë qëndrimit të tij të shpeshtë në këtë qytet.

Në vitet 1980 ai bleu Palais Bulles (Pallati i Flluskave) i projektuar nga arkitekti i çuditshëm Lovag Antti.

Gjithçka, nga dyshemeja në tavan, ishte e mbushur me forma sferike.

Me teatrin e tij prej 500 vendesh, pishinat me pamje nga deti Mesdhe ishin shpesh një vend për festa dhe ngjarje.

Brendësia ishte e mobiluar me  skulptura të dizenjuara nga vetë Cardin, e cila që nga viti 1977 i ka dhënë jetë një koleksioni mobiljesh elegante.

 Në Gjirin e Kanës, në Théoule-sur-Mer, në jug të Francës, kjo vepër arkitektonike u caktua një monument historik nga Ministria e Kulturës në 1988.

Ai bëri marrëveshje globale licensimi që vendosnin emrin e tij në gjithçka, nga stilolapsa deri te orët e zbukuruara.

Deri në vitin 2018, njeriu që dikur kishte qenë stilisti më i ri në Paris ishte bërë më i moshuari. Por edhe në të 90-at e tij Pierre Cardin ende po vinte modele në pasarela, duke kërkuar mënyra të reja për të kapur të ardhmen para se ajo të ekzistojë.

Emri i tij lexohet kudo dhe do të lexohet gjtihmonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë