Ngjarje

Vdes i moshuari pas aksidentit me biçikletë në Divjakë

Një 85-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi është përplasur nga një motor. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 18:15, në aksin rrugor Pushimi Shoferit-Divjakë, në vendin e quajtur “Kthesa e Gungasit”.

K. K., 50-vjeç, duke drejtuar motomjetin tip “Trinity” është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga P. Rr., 85 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 85-vjeçari P. Rr.

Është shoqëruar në Komisariat shtetasi K. K dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë