Ngjarje

Vdekjet në Wuhan, dyfish më shumë

Autoritetet në Wuhan kanë rishikuar numrin lokal të vdekjeve nga koronavirusi dhe për herë të parë kanë pranuar publikisht se nuk i kanë përfshirë shumë fatalitete të ndodhura prej tij, veçanërisht të individëve që kanë ndërruar jetë në shtëpi.

Numri i vdekjeve të ndodhura nga covid-19 në Wuhan është rritur me 1,290 tani dhe numri ka vajtur në 3,869.

Shumë rezidentë të Wuhanit, epidemiologë të qytetit e shërbimet e inteligjencës të ShBA-së kanë deklaruar më parë se kanë pasur dyshime se autoritetet kineze i kanë reduktuar ndjeshëm numrat e vërtetë të rasteve me infeksion e të atyreve që kanë ndërruar jete prej virusit. Zyrtarët kineze ndërkohë në mënyrë të vazhdueshme i kanë hedhur poshte këto akuza.

Shifra e re u arrit pasi autoritetet nisën të kontrrollonin për herë të dytë të dhënat nga institucione mjekësore të ndryshme, krematoriumë, burgje, dhe azile të moshuarish.

Ky ndryshim e ka çuar shifrën totale të të vdekurve prej koronavirusit në Kinë në 4,632.

Disa rezidentë të Wuhanit e kanë mirëpritur rishikimin e ndryshimin e numrit total të të vdekurve, ndërsa të tjerë kanë shprehur indinjatë e disa të tjerë frikë me mendimin se mund të vijë një valë e dytë pas lehtësimit të masave lehtësuese gjatë ditës së 76 të karantinimit më 8 prill.

Fang Caihong një 41-vjeçare vullnetare në spitalin Xiehe të Wuhanit shprehet se numri është rishikuar prej presionit të madh të bërë nga qeveria qëndrore e Pekinit drejt zyrtarëve lokalë. Pekini i ka kërkuar zyrarëve të Wuhanit të marrin përgjegjësi për numrin e rezidentëve që kanë ndërruar prej koronavirusit.  

Wang Rui një mësues 24-vjeçar shprehet se ka qënë skeptik mbi numrin e fataliteteve të mëparshëm të deklaruar nga qeveria kineze dhe është i gëzuar që është riparë kjo shifër.

Lajmi ka marrë shumë vëmëndje edhe në rrjetet sociale kineze ku madje është parë me pikëpyetje rritja ekzakte me 50% e shifrës së të vdekurve.

Komisioni Kombëtar Kinez i Shëndetit nuk i është përgjigjur menjëherë kërkesës së shtypit për koment. Në një konferencë për shtypin në Wuhan, të enjten, një zyrtar i vjetër i komisionit e ka refuzuar faktin se autoritetet kineze i kanë nënllogaritur rastet me infeksione dhe të vdekjeve nga covid-19.

Disa rezidentë të Wuhanit janë shprehur se nuk e kanë besuar shfirën e të vdekurve nga koronavirusi pasi kur të afërmit e tyre kishin ndërruar jetë asnjë prej zyrtarëve nuk kishin ardhur për të kontrrolluar nëse kishin ndërruar jetë prej koronavirusit.

Mes tyre ishte dhe Wang Wenjun. Xhaxhai i saj 62 vjeçar ndërroi jetë në një qëndër spitalore të krijuar përkohësisht nga qeveria më 31 janar. Një ditë pasi ishte çuar në këtë qëndër ai ndërroi jetë. Ai kishte shfaqur simptoma të koronavirusit por kurrë nuk i’u konfirmua që të kishte vdekur prej këtij virusi.

Zonja Wang shprehet se mendon se autoritetet kineze e kanë rishikuar numrin e të vdekurve prej koronavirusit nga kriticizmi i marrë nga qeveria amerikane dhe autoritetet e ndryshme ndërkombëtare.

Një person tjetër i afërmi i të cilit ksihte ndërruar jetë prej një “pneumonie të rëndë” të pa kurueshme është shprehur për Wall Street Journal sot se i kishte kërkuar autoriteteve të qytetit t’a rishikonin numrin total të të vdekurve pasi mendonte se i afërmi i tij nuk ishte përfshirë.

Autoritetet shëndetësore të Wuhanit kanë shtuar, pas rishikimit të të dhënave, me 1,454 numrin e të vdekurve që nuk ishin regjistruar më parë. Ato gjithashtu kanë hequr 164 nga shifra e mëparshme pasi kaq sipas tyre janë llogaritur gabimisht dy herë.

Numri i rasteve të infektuar me koronavirus gjithashtu është rritur pas rishikimit të bërë. Sipas autoriteteve shëndetësore të Wuhanit, numri total i të infektuarëve në qytet është rritur me 325 duke vajtur kështu në 50,333. Gjithashtu janë zbritur 217 nga shifra e mëparshme pasi kaq vlerësohet sipas tyre të jenë llogaritur gabimisht dy herë.

Wuhani nuk ka raportuar as edhe një rast të ri infeksioni të konfirmuar me koronavirus që prej lehtësimit të masave karantinuese.

Autoritetet shëndetësore të Wuhanit ia atribuojnë këtë rritje e korrigjimi të shifrës së fataliteteve disa faktorëve.

Numri i madhe i pacientëve në fazën fillestare të epidemisë shkaktoi një mungesë stafi dhe burimesh në qëndrat mjekësore e si rrjedhojë disa pacientë nuk kanë mundur të futen në spitale dhe kanë ndërruar jetë në shtëpi.

Gjatë periudhës së pikut të koronavirusit në Kinë kur spitalet ishin të mbingarkuara shumë vdekje nuk janë raportuar ose janë raportuar me vonesë apo janë llogaritur dy herë. Gjithashtu shumë prej qëndrave mjekësore, sipas disa burimeve të marra nga Wall Street Journal, nuk mund të lidheshin me sistemin e të dhënave të qytetit.

Zyrtarët e shëndetit të Wuhanit janë shprehur se besueshmëria e qeverisë varet shumë nga këto të dhëna dhe korrigjimi i tyre ka qënë pjesërisht një përgjigje ndaj shqetësimeve të qytetarëve kinezë ndaj kësaj çështje. /Burimi: Wall Street Journal. Përshtati në shqip Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë