Ngjarje

Vdekja e Morsit alarmon Egjiptin para Kupës së Afrikës, frikë për trazira

Konfederata Afrikane e Futbollit ia hoqi Kamerunit të drejtën e organizimit të Kupës së Afrikës, sepse ky vend nuk ishte gati. Ia kaloi organizimin e kompeticionit në fjalë Egjiptit, por tani ndodhet përpara një tjetër rreziku, atij të futjes së këtij turneu në një krizë të thellë politike. Në Egjipt pritet të ketë trazira dhe Kupa e Afrikës është seriozisht e rrezikuar.

Vdekja e papritur në gjykatë e Mohamed Morsit, presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt më 30 qershor 2012 dhe të rrëzuar pas një viti nga forcat ushtarake, pritet të shkaktojë një reaksion të madh në popullin egjiptian. Ish-presidenti Morsi ka qenë në burg dhe kohët e fundit ai po mbrohej nga akuzat për spiunazh dhe një lidhje të mundshme me palestinezët e Hamas. Ai ndërroi jetë në gjykatë, teksa ishte duke dëshmuar.

Ishte 67 vjeç dhe vdekja e tij duket e destinuar të ngrejë në këmbë gjithë vendin në prag të Kupës së Afrikës, e programuar për të startuar ditën e premte. Kjo ka bërë që të rritet rreziku për atentate terroriste dhe manifestime që mund të sjellin përleshje mes mbështetësve të Morsit, vëllazërisë myslimane që është sulmuar fuqishëm pas arrestimit të tij, dhe forcave ushtarake. Më 14 gusht të 2013-ës, ajo që njihet si “masakra e Raba”, çoi në vdekjen e më shumë se 2000 personave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë