Komiteti Shqiptar i Helsinkit në një reagim zyrtar thotë se policia ka vepruar në kundërshtim me nenet e Kushtetutës, për shoqërimin e të riut Lear Kurti, që ndërroi jetë një ditë më parë në komisariatin e policisë.
Sipas Komitetit Shqiptar të Helsinkit, punonjësit e policisë duhet të kishin dërguar të riun me urgjencë në spital jo në komisariatin e policisë, pasi ato e kanë konstatuar menjëherë se ai është në gjendje jo të mirë shëndetësore.
KSHH bën thirrje që prokuroria të hetojë ligjshmërinë e veprimeve të kryera nga forcat e policisë, shkakun e vdekjes së viktimës dhe nëse kjo ngjarje mund të parandalohej, në kushtet e veprimeve apo mosveprimeve që përfaqësuesit e rendit publik kishin si detyrim të kryenin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.