Media Galeri

Vdekja e Elizabeth II, Mbretëresha ‘ylli’ i mediave ndërkombëtare

Gazeta Si – Një ditë pas njoftimit për vdekjen e mbretëreshës Elizabeth II të Anglisë, shtypi i shkruar ndërkombëtar i kushton asaj faqen e parë. Nga prestigjiozja “Daily Mail”, te “Washington Post”, përmes francezes “Le Figaro”, Mbretëresha është “ylli” i gazetave në mbarë botën.

Ndërsa zbardhte agimi këtë të premte në Mbretërinë e Bashkuar, njerëzit mbërritën duke lënë lule dhe bërë homazhe jashtë rezidencave të Mbretëreshës – përfshirë Pallatin Buckingham dhe Kështjellën Windsor.

Ndërkohë homazhe ka patur dhe nga qytetarë nga mbarë bota, duke lënë lule dhe mesazhe në ambasada dhe katedrale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë