Gazeta Si - Dy gratë nga Ukraina e gjetura të vdekura në një banesë në Tiranë, dyshohet se kanë konsumuar alkool para se të ndërronin jetë, edhe vuanin nga probleme shëndetësore.
Yeva Vorona, mikesha e 25-vjeçares Antonina Kozachenko dhe 40-vjeçares Anastasia Lopukhova, ka treguar se kanë qenë të trija së bashku disa orë para se të ndodhte ngjarja.
Në dëshminë e saj në polici, 21-vjeçarja thekson se kanë konsumuar alkool, por të dy rejat bashkë me alkoolin kanë marrë edhe medikamente qetësuese. Po ashtu ajo ka dëshmuar se njëra prej tyre vuante nga zemra, dhe tjetra nga epilepsia.
Sipas dëshmisë, Vorona tregon se kur është zgjuar nga gjumi i ka gjetur të dyja shoqet pa jetë, dhe më pas ka njoftuar policinë.
“Antonian dhe Anastasian i kam shoqe. Erdhën në Shqipëri për pushime. Në mbrëmje nisëm të pimë alkool të treja. Vajzat kanë pirë edhe qetësues metadol dhe një medikament tjetër në formë tretësire që nuk e di çfarë ishte. Kemi vijuar për disa orë të pimë me pas më zuri gjumi. Kur u zgjova i kam parë pa jetë dhe njoftova policinë. Nga sa informacione kam Antonia ka pasur probleme me zemrën ndërsa Anastasia ka vuajtur nga epilepsia”, ka dëshmuar ajo. Policia njoftoi një ditë më parë se 2 ukrainaset janë gjetur pa shenja jete nga shoqja e tyre e dhomës.
Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset e huaja kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.
Rreth orës 15:30 të së premtes, shoqja e tyre e dhomës është shoqëruar nga autoritetet policore, ku do të japë dëshminë e saj lidhur me ngjarjen e rëndë.
Grupi hetimor është duke verifikuar në lidhje me aktivitetin e shtetaseve ukrainase. Sipas burimeve, ato kishin 2 ditë që ishin vendosur në këtë apartament në katin e tretë të pallatit zonën e “Selvisë”, megjithatë akoma nuk është përcaktuar nga grupi hetimor arsyeja pse ata ndodheshin në kryeqytet, nëse kishin ardhur për arsye pune apo turistike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.