Ndarja nga jeta e doktor Mihal Kërcit, dhe i shumë të tjerëve si ai, sipas Presidentit të Republikës, Ilir Meta, kërkon marrjen e masave të shpejta, pas kursyer asgjë.
“Përsosja dhe furnizimi i bollshëm e pa kufizim me mjetet më të mira mbrojtëse për personelin mjekësor.
Dezinfektimi i vazhdueshëm dhe rigoroz i mjediseve mjekësore për arritjen e sigurisë maksimale të tyre.
Sigurimi sa më parë i vaksinës dhe vaksinimi me prioritet i personelit mjekësor.
Shpërblim financiar dinjitoz dhe të shtuar.
Janë këto disa nga masat më urgjente dhe efektive, që duhen marrë sa më parë”, shkruan Meta.
Presidenti i Republikës vëren se, “çdo investim në këtë drejtim, është investim jo vetëm për jetën dhe shëndetin e mjekëve por edhe për shëndetin e qytetarëve, të cilët presin shumë nga puna dhe përkushtimi i mjekëve, veçanërisht në këto kohë të vështira pandemie”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




