Ka ndodhur

Vdekja e 46-vjeçares në Pogradec, spitali i Pogradecit: I dhamë ndihmën e parë

Shefi i Shërbimit në spitalin e Pogradecit, Vasfi Topçiu ka dhënë një deklaratë për mediat në lidhje me vdekjen e mësueses 46-vjeçare Anila Bazelli një ditë më parë.

Ai është shprehur se shërbimi i urgjencës i ka dhënë ndihmën e nevojshme pacientes, ndërsa për informacion të plotë shtoi se janë në pritje të ekspertizës mjeko ligjore.

“Personeli i urgjencës së spitalit me paraqitjen e të sëmurës në institucion i është përgjigjur menjëherë gjendjes së saj, ka reaguar menjëherë në dhënien e ndihmës për të. Ne për të  pasur të dhëna më të sakta jemi në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore”, - tha ai.

Bashkëshorti i të ndjerës, është shprehur se e shoqja nuk kishte probleme të theksuara me shëndetin, por vuante vetëm nga astma për të cilën kishte marrë edhe mjekim. Sipas tij pak sekonda pasi infermierët i kanë bërë gjilpërë ajo ka ndërruar jetë.

“Po di që zonja ime ishte me shëndet mirë. Të akuzoj apo jo, mund të jenë organet ligjzbatuese që do marrim vendim. Di që zonja ime ka ikur nga mjekimi i pakujdesshëm. Erdhi me këmbët e saj me tension normal. Ju bë gjilpëra ajo mbaroi direkt për disa sekonda. Nuk ka pasur sëmundje. Pak problem me astmë. Ka pasur mjekim”, shprehet ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë