Filma

Vazhdon magjia e Festivalit të Kanës

Festivali i Filmit të Kanës u çel pesë ditë më parë për të vazhduar deri më 25 maj, duke mbledhur në Rivierën Franceze aktorë dhe artistë nga mbarë bota. Yjet e kinematografisë parakaluan në tapetin e kuq me veshje nga më madhështoret ,mes të cilave mund të vecojmë Julian Moore,  Hellen Miller, Taylor Hill, Dita Von, Izabel Goutlart, Prianka Chopra apo Tilda Swinton.

Një nga filmat favoritë për Palmën e Artë është “Once upon a Time”, një dramë ku luajnë Leonardo DiCaprio, Brad Pitt dhe Margot Robbie. I vendosur në 1969 në Los Angeles, protagonisti i filmit DiCaprio interpreton Rick Dalton, një aktor që përpiqet të kalojë nga televizioni në filma, ndërsa Pitt luan shokun e ngushtë. Robbie portretizon fqinjën e Daltonit, aktoren Sharon Tate, e cila ishte martuar me regjisorin Roman Polanski në atë kohë dhe u vra në shtëpinë e saj atë verë.

DiCaprio dhe Brad Pit

Filmat do të vlerësohen për Palmën e Artë nga një juri me 9 anëtarë, e drejtuar nga regjisori i serisë së filmave “Mad Max”, George Miller. Festivali i Kanës do të zhvillohet poshtë yjeve, në një kinema në plazh.

Sylvester Stallone, i cili nuk kalon asnjëherë pa u vënë re, rikthehet në këtë festival për të promovuar “Rambo V – Last Blood”, i filmuar pak muaj më parë.

Eva Longoria

Pas njoftimit zyrtar për edicionin e 72-të të Festivalit të Filmit, u zbulua lista e filmave që do të konkurrojnë në kategorinë e filmave me metrazh të shkurtër, pjesë e tyre edhe filmi shqiptar.

Në kategorinë e filmave me metrazh të shkurtër do të marrin pjesë 11 filma ku 9 prej tyre janë fanta-shkencë, 1 është dokumentar dhe filmi tjetër është vizatimor, nga Shqipëria, Argjentina, Franca, Finlanda, Greqia, Israeli, Ukraina, Suedia dhe SHBA- të.

Filmi shqiptar “The Van” (Furgoni), nga Erenik Beqiri do të konkurrojë për herë të parë në festivalin e filmit në kategorinë e filmave me metrazh të shkurtër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë