Arredim

Vaska, luks apo e domosdoshme?

Në vitet '70 dhe '80, Jean Nate bëri një reklamë që tregonte një grua duke bërë një dush mjaft luksoz, dhe kjo ishte një kënaqësi e veçantë për shikuesit sa herë ndërpritej seriali apo emisioni i preferuar për të dalë kjo reklamë.

Dhe kush mund ta harrojë reklamën "Calgon, take me away!"? Slogani i kësaj reklame u bë një thirrje e përzemërt për çdo grua që kërkonte një pushim të merituar. Por në kohën e sotme, të bësh dush të zgjatur, apo posedimi i një vaske në banjon tuaj është diçka që i përket të kaluarës.

Nëse dikush shkon tek hotelet e njohura si Canopy by Hilton, edhe në dhomat më të mira të hotelit do të vini re mungesën e vaskës në banjo. Dhe kjo për një arsye të vetme, për ta bërë ambientin sa më praktik dhe komod për pushuesit.

Gary Steffen, menaxheri i hotelit Caopy by Hilton, thotë se kompania ka zhvilluar për vite më radhë një hulumtim me pushues të ndryshëm, dhe rezultati ishte në 9 mijë persona që u pyetën nëse ju pëlqente të gjenin vaskë në hotelin që ato zgjedhin për të pushuar, vetëm 15 përqind e tyre , thanë po, 85 përqind e udhëtarëve , ishin kundra vaskës n banjon e apartamentit që ata pushonin, dhe kjo për një arsye të veçantë. Për ta bërë sa më praktik ambientin ku ata janë. Steffen shton më tej se një vaske nuk nënkupton vetëm luksin, por kohën për t'u zhytur në atë vaskë.

Trendi pa vaskë zbatohet edhe në hotelin e Millerton. Pronari dhe arkitekti i këtij hoteli John Allee, thotë se të gjithë klientët e tij nuk e preferojnë këtë pajisje në banjon e dhomës ku ata po pushojnë. Alle thotë se shumë nga klientët e tij thonë se atyre do ju pëlqente vetëm nëse do kishte një suite të veçantë, por një vaskë e instaluar në banjo është e tepërt, vetëm në rastet kur, pushuesit kanë me vete edhe fëmijë të vegjël.

Michael Rankin, një menaxher në Realty Ndërkombëtare të TTR Sotheby, mendon ndryshe. Si një nga agjentët më të mirë të pasurive të patundshme në zonën D.C, ai thotë se blerësit e tij ende duan që vaska,jo se ju nevojiten domosdoshmërisht, por blerësit zgjedhin ta kenë këtë pajisje, pasi mund të relaksohen në kohën e lirë.
Ai shton më tej se prezenca e një vaske në shtëpi, është e domosdoshme aq sa një dhomë ndenje e rehatshme. Shpeshherë shmangia e një vaske në banjë është edhe për shkak të ambientit të vogël. “Blerësit shpesh herë zgjedhin të mos e marrin këtë pajisje për shkak se kanë ambiente shumë të vogla në shtëpinë e tyre.”

Nancy Taylor Bubes, një tjetër agjente e lartë i D.C. dhe ndërmjetëse e asociuar për Washington Fine Properties, ka një gjykim personal, sepse ajo pëlqen një banjë të kompletuar, por është më shumë pro dizajnit të bukur të ambientit të banjos se sa prezencës se një vaske. “Më mirë një banjë praktike, dhe me dizanje të bukur , se sa e ngarkuar më ketë pajisje, që ndoshta njerëzit nuk kanë kohë ta përdorin thuajse asnjëherë.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë