Shendet

Varianti Delta është bërë dominant në Shqipëri

Për rreth dy javë në vendin tonë ka patur rritje të rasteve të reja me infeksion. Varianti Delta ka pak kohë që është konfirmuar edhe pse ekspertët kishin dyshime që prania e tij ka qenë në vend rreth një muaj më parë. Megjithatë ai është bërë dominant.

Këtë fakt e konfirmon shefja e Laboratorit të Virologjisë në ISHP, Iris Hasibra. Të njëjtën linjë mban edhe mjeku epidemiolog Alban Ylli. Ai thotë për Gazetasi.al se “nga kampioni i rasteve të verifikuara si dhe nga intensiteti përhapës duket se edhe tek ne Delta duhet të jetë varianti dominues”.

Komiteti i Ekspertëve në vend, konfirmoi rreth dy javë më parë që kishim prezent këtë variant, ndërkohë që shifrat kërcyen në pak kohë. Numrat kanë variuar nga 65, 99, 132, 139 dhe 182 raste në ditë duke treguar se transmetueshmria e këtij varianti është disa fish më e lartë se variantet e tjera.

Ekspertët e Shëndetit Publik në vend e kanë parashikuar edhe më herët se edhe në vendin tonë varianti Delta do të ishte dominant.
Në një intervistë për mediat zëvendësministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini tha se ka gjasa që në mes të Gushtit Delta do të ishte varianti dominant në Shqipëri.

Të dhënat e infektimeve gjatë një muaji deri në datën 5 Gusht.


Sipas të dhënave nga vendet e ndryshme në botë, ky variant kalohet më lehtë.

LEXO EDHE:
Delta po i rrit infektimet në Shqipëri, Ekspertët: Duhet të respektohen masat
Sa po na kërcënon “Delta”? Si do të vijojë trendi i rritjes së rasteve me Covid -19 në vend?
-Çfarë shkakton varianti Delta dhe sa e rrezikuar është Shqipëria?
Pse varianti Delta është i rrezikshëm për të pa vaksinuarit?

Varianti Delta ndryshon nga varianti klasik i koronavirusit sepse nuk ka humbje të nuhatjes dhe të shijes. Pacientët me variantin Delta në përgjithësi janë të shoqëruar me simptoma si dhimbje fyti, dhimbje koke, temperaturë.
Mjeku infeksionist reumatolog, Tritan Kalo tha për Gazetasi.al se kliniçistët dyshojnë që një pjesë e pacientëve janë të infektuar nga varianti Delta, por përcaktimi sekuencial bëhet në ISHP, ndërsa mosha e pacientëve është +60.

Por në Shqipëri mbetet problem mbulesa e ulët vaksinale. Deri më tani sipas të dhënave nga faqja “WorldMeter” Shqipëria deri më tani ka vaksinuar totalisht rreth 21% të popullatës.
Ekspertët e Shëndetit Publik në ISHP kanë thënë për Gazetasi.al se përpos vaksinimit duhet të zbatohen edhe masat e frenimit të transmetimit të infeksionit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë