Rregullatori i medikamenteve EMA e Bashkimit Europian ka deklaruar se qytetarët duhet t’i bëjnë të dy dozat e një vaksine Covid-19 pasi janë jetike për të shmangur variantin Delta. EMA dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) lëshuan një deklaratë të përbashkët, duke u kërkuar qytetarëve të vaksinohen sa më shpejtë të munden.
“Kjo është veçanërisht e rëndësishme duke marrë parasysh përhapjen e variantit Delta të Sars-CoV-2 nevoja për të mbrojtur qytetarët, sidomos ata që janë në rrezik për të kaluar në gjendje të rëndë nga Covid-19. Gjithashtu është e rëndësishme që të hapim shoqëritë tona duke qetësuar kufizimet,” thuhej në deklaratë.
Përhapja e shpejtë e variantit Delta ka detyruar shumë vende anëtare të BE-së të vendosin kufizime të reja ose të zmbrapsen nga planet e mëparshme të rihapjes plotësisht të ekonomive. ECDC ka vlerësuar se deri në fund të Gushtit varianti Delta do të përbëjë 90 për qind të të gjitha llojeve të koronavirusit që qarkullojnë në BE.
Duke theksuar transmetueshmërinë më të lartë të variantit Delta dhe mundësinë e rrezikut më të lartë të shtrimit në spital, EMA theksoi nevojën për të shpejtuar programet e vaksinimit dhe për të izoluar “boshllëqet e imunitetit dhe mundësitë për shfaqjen e mëtejshme të varianteve”.
Nga ana tjetër Organizata Botërore e Shëndetësisë gjatë javës së shkuar deklaroi për mediat se njerëzit e vaksinuar plotësisht duhet të vazhdojnë të mbajnë maska, distancë sociale dhe të praktikojnë masa të tjera të sigurisë për të frenuar përhapjen e variantit të ri.
“Njerëzit nuk mund të ndihen të sigurt vetëm sepse kanë marrë dy doza. Ata ende kanë nevojë të mbrojnë veten. Vaksina e vetme nuk do mund të ndalojë transmetimin komunitar, “tha Dr. Mariangela Simao, ndihmës drejtoresha përgjithshme e OBSH-së për aksesin në ilaçe dhe produkte shëndetësorë.
Sipas OBSH këto rregulla vijojnë të jenë të rëndësishme ende pas marrjes së dy dozave të vaksinimit në moment që transmetimi komunitar i varianteve vijon.

Komentet e autoriteteve botërore shëndetësore vijnë disa vende kanë hequr maska dhe kufizime të lidhura me pandeminë pasi vaksinat Covid-19 kanë ndihmuar në uljen e numrit të infeksioneve dhe vdekjeve të reja.
Zyrtarët e OBSH-së thanë se ata u kërkojnë njerëzve të vaksinuar plotësisht të vazhdojnë të jenë të kujdesshëm për fatin se një pjesë e madhe e njerëzve në botë është e pa vaksinuar dhe ka shumë variante ngjitëse si delta që mund të përhapen.
Autoritetet shëndetësore kanë paralajmëruar se shumë shpejt Delta do të jetë varianti dominues i sëmundjes në të gjithë botën. Ekspertët kanë konstatuar se varianti i gjetur për herë të parë në Indi, është lloji më i shpejtë dhe më i fortë i Covid-19. Ata thanë se kishte raporte që varianti delta gjithashtu shkakton simptoma më të rënda, por autoritetet shpjegojnë që nevojiten më shumë hulumtime për të konfirmuar këto përfundime.
“Ka të dhëna që tregojnë se varianti Delta mund të provokojë simptoma të ndryshme se sa variante të tjera. Ai ka potencialin “të jetë më vdekjeprurës sepse është më efikas në mënyrën e transmetimit dhe përfundimisht do të prekë ata individë kanë imunitet më të dobët dhe të pa vaksinuar”, tha Mike Ryan, drejtor ekzekutiv i programit të urgjencave shëndetësore të OBSH-së.
Gjithashtu edhe duke treguar një sërë studimesh të reja Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha në një konferencë të fundit se pas të dy dozave, vaksina mRNA nga Pfizer-BioNTech është rreth 80 për qind efektive në parandalimin e infeksionit nga varianti Delta, 88 për qind efektiv në parandalimin e sëmundjes simptomatike dhe 96 për qind efektiv në parandalimin e shtrimit në spital.
Burimi:Science, Medicalpress/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje