Greqia fqinje po përgatitet për një emergjencë shëndetësore për shkak të mutacionit Delta, i cili po përhapet me shpejtësi, duke çuar në dyfishimin e rasteve brenda javës. Kulmi i valës së katërt pritet në 20 gusht, sipas epidemiologut grek Nikos Tzanakis. Ai thotë se komiteti i ekspertëve që po këshillon qeverinë greke ka parashikuar tre skenarë të ndryshëm që pritet të shpalosen javët e ardhshme.
“Skenari shumë i favorshëm parashikon që në gusht të kemi një mesatare prej 3,000 rastesh në ditë, që do të thotë se javët e ardhshme mund të kemi 2,500 të infektuar. Në këtë skenar, duhet të rritet numri i vaksinat duhet të intensifikohet dhe protokollet shëndetësore duhen ndjekur me kujdes. “Skenari i dytë që mund të parashtrohet flet për 4,000 raste”, vuri në dukje ai, duke folur për mediat greke.
Sipas ekspertit grek, shumë raste do të ndihmojnë në ndërtimin e imunitetit të tufës. “Një vjeshtë e vështirë na pret por kjo varet nga imuniteti që do të kemi”, parashikon eksperti.
Edhe pse Greqia ka rritur normat e vaksinimit gjatë javës së fundit, qeveria është akoma e tronditur nga një sondazh i fundit, i cili zbuloi se 40% e atyre që nuk janë vaksinuar akoma kundër Covid-19 nuk ka ndërmend të bëjnë asnjë nga vaksinat në dispozicion.

Skenari më i keq
“Skenari i vështirë është se mbizotërimi i mutacionit Delta. Po flasim për 6,000 raste në gusht. Nëse arrijmë në këto shifra, dinamikën e valës së katërt do të jetë e panjohur,” thotë Tzanakis.
“Në dhjetë ditët e ardhshme ne do të dimë efektin e vaksinave. Ne do të shohim nëse të rinjtë që janë të sëmurë, do ta transmetojnë sëmundjen te prindërit dhe gjyshërit e vaksinuar dhe se çfarë ndikimi do të ketë vaksinimi në lidhje me intubimin dhe vdekjet,” nënvizoi ai.
“Vaksinimi nuk mbron nga infektimi, por ndalon simptomat serioze,” shpjegoi ai.
Komiteti grek i ekspertëve ka zbuluar po ashtu se përhapja e variantit Delta në komunitet është tre herë më e lartë krahasuar me rastet e zbuluara përmes testeve diagnostikuese.
Profesori i mjekësisë më universitetin Aristoteli të Selanikut, Demosthenes Sarigiannis thotë se rastet aktive në vendin fqinj mund të arrijë deri në 36,000.
“Përhapja në komunitet është më e madhe sesa raportohet”, deklaroi ai. Tani kemi rreth 12,000 në javë, por duhet marrë parasysh se numri aktual është 3 herë më i lartë. Që do të thotë se mund të arrijmë deri në 36,000 raste aktive”, thotë eksperti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje