Shendet

Varianti britanik deri në 100% më vdekjeprurës

Varianti britanik i SARS-CoV-2, i cili është përhapur tanimë pothuajse në të gjithë botën pasi u zbulua për herë të parë në Angli në fund të vitit 2020, është 30% deri 100% më vdekjeprurës sesa variantet e mëparshme të koronavirusit të ri.

Në një studim që krahason shkallën e vdekshmërisë në Britani midis njerëzve të infektuar me mutacionin e ri dhe njerëzve të infektuar me variantet e vjetra, shkencëtarët zbuluan se varianti i ri karakterizohej nga vdekshmëri shumë më e lartë.

Varianti B.1.1.7 u identifikua në Mbretërinë e Bashkuar në Shtator 2020 dhe që atëherë është përhapur në më shumë se 100 vende.

Ka 23 mutacione në kodin gjenetik të virusit, një numër relativisht i madh mutacionesh dhe disa prej tyre e bëjnë shumë më ngjitës. Shkencëtarët britanikë vlerësojnë se ai është 70% më ngjitës sesa variantet e tjera dominuese të koronavirusit.

Në studimin britanik botuar sot në British Medical Journal, thotë se infektimi me variantin e ri rezultoi në 227 vdekje në një mostër prej 54,906 pacientëve me Covid-19, krahasuar me 141 vdekje në të njëjtin mostër të pacientëve të infektuar me shtama të tjera.

"I kombinuar me aftësinë e tij për t’u përhapur me shpejtësi, kjo e bën B.1.1.7 një kërcënim që duhet të merret seriozisht," tha Robert Chalen, një studiues i Universitetit Exeter i cili mori pjesë në studim. /in.gr


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë