Politike

Varhelyi: Në të ardhmen do të prekim cilësinë e ajrit, ushqimin që hamë, mbrojtjen e të dhënave personale

Pas hapjes zyrtarisht të negociatave, Shqiperia dhe Maqedonia e Veriut do t’i nënshtrohen një procesi të quajtur “Screening” (shqyrtimit, analizës së legjislacionit). Përgjatë kësaj faze, Komisioni Europian bën një ekzaminim të detajuar, së bashku me vendin kandidat për secilin kapitull për të përcaktuar sa është përgatitur vendi në këtë fushë.

Në nisjen e këtij procesi, komisioneri i BE-së, Oliver Varhelyi tha se ky moment duhet të shërbejë si mundësi që vendet të bëjnë një vlerësim të politikave dhe legjislacionit të tyre, në mënyrë që t’i përafrojnë ato me të BE-së.

“...Ne do të prekim cilësinë e ajrit, ushqimin që hamë, ujin që pimë, mbrojtjen e të dhënave personale. Këto janë vetëm disa shembuj. Procesi i anëtarësimit është transformues. Është një kuptim i përbashkët. E gjitha kjo do vazhdojë në rrugë e sipër. Do kemi investime në pjesë dhe sektorë kyç. Do ketë mundësi të reja për bizneset. Planet e investimit janë shtyllat kryesore të bashkëpunimit tonë. Procesi i anëtarësimit duhet të shihet si program reforme ambicioze. Këtë do japë ky lloj shqyrtimi. Sot është hapi i parë i të bërit anëtarë të BE. Le të nisë ky proces, më lejoni t’ju uroj punë të mbarë, të shpejtë dhe shpresoj që të mund të nisim me dhëniet e raporteve të para të shqyrtimit në 3 mujorin e 1 të vitit të ardhëm”, tha ndër të tjera Varhelyi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë