Politike

Varhelyi: Në fund të vitit hapim Kapitullin e parë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Komisioneri i BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, priti të hënën në një takim ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani.

Në një reagim në rrjetet sociale, Varhelyi shprehet besimplotë se në fund të këtij viti, do të hapen negociatat e anëtarësimit për Kapitullin e  Parë, për Shqipërinë.

“Shqipëria, si një vend negociues, ka vazhduar të bëjë progres në reformat në lidhje me BE-në.

Takova ministrin Igli Hasani në prag të takimit të Ministrave të BE dhe Ballkanit Perëndimor për të diskutuar hapat e ardhshëm.

Synimi ynë është që deri në fund të këtij viti të hapim negociatat e anëtarësimit për Kapitullin e Parë”, shprehet Varhelyi


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë