Shendet

Varësia ndaj telefonit, krijon panik tek të rinjtë

Pothuajse një e katërta e të rinjve në botë, janë shumë të lidhur me telefonat e tyre, saqë sipas hulumtimeve të psikiatërve mund t’i quajmë edhe të varur.
Studimi nga Kolegji King’s në Londër, thotë e një sjellje e tillë do të thotë që njerëzit të bëjnë panik ose të mërziten shumë nëse nuk kanë telefonin në duart e tyre. Të rinjtë gjithashtu nuk mund të kontrollojnë sasinë e kohës që kalojnë në telefon.
Studimi paralajmëron se varësi të tilla kanë pasoja të rënda për shëndetin mendor. Hulumtimi i botuar në BMC Psychiatry, analizoi 41 studime që përfshijnë 42.000 të rinj, për sa i përket përdorimit të smartfonëve si një problem shumë të madh nga e cila bota po vuan sot.
Studimi zbuloi se 23%, ishin të varur nga telefonat dhe vuanin nga gjendja e ankthit nëse nuk kishin në duar telefonin e tyre, duke mos shfrytëzuar kohën për gjëra të tjera më fitimprurëse.

Një sjellje e tillë varësie, krijon më vonë probleme të tjesa sipas studimit, si stres, depresion, mungesë gjumi dhe frekuenti i pakët i aktiviteteve sociale.
“Telefonat janë kudo, e kështu nuk mund të shmangim kontaktin me ta, përveçse ta kontrollojmë kohën se sa qëndrojmë nëpër telefona apo rrjete sociale,” shprehet një nga autorët e raportit Nikola Kalk, nga Instituti i Psikiatrisë, Psikologjisë dhe Neuroshkencës, në Kolegjin King’s në Londër.
Sipas autorit, vetë publiku duhet të ndërgjegjësohet për dëmet e përdorimit të tepër të telefonit. Ai shton se çdo gjë e tepërt është e dëmshme, ndërkohë që bashkëautorja e studimit Samantha Sohn, shprehet se duhen bërë studime të mëtejshme për të bindur, edhe më shumë njerëzit për dëmet që shkakton përdorimi i tepër i telefonit.
Ajo shpjegon se faktet, janë e vetmja mënyrë për të bindur popullatën e gjerë./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë