Shendet

Varësia ndaj telefonave, njëlloj si varësia ndaj drogës

Drejtoresha e klinikës së “Harley Street” Mandy Saligari thotë se shumë nga pacientët e saj janë vajza 13-vjeçare që përdorimin e celularëve e shohin si normale.

“T’i japësh fëmijëve një smartphone është si ti jepni një gramë kokainë,” thotë trapistia.

Drejtuesit dhe mësuesit e shkollave në një konferencë arsimore në Londër thanë se, koha që kalojnë duke shkëmbyer mesazhe me miqtë në rrjete sociale, si Snapchat ose Instagram është aq e rrezikshme për adoleshentët si droga dhe alkool dhe duhet të trajtohet si i tillë.

Duke folur me shume ekspertë të tjerë për varësinë e adoleshentëve nga teknologjisë, specialistja e klinikës rehabilituese Mandy Saligari tha se, përdorimi i telefonave te fëmijët nuk është parë si diçka serioze dhe anashkalohet gjatë gjithë kohës, në këtë mënyrë prindërit nuk e kuptojnë që fëmijët e tyre kanë krijuar varësi ndaj telefonave dhe teknologjisë.

Mandy Saligari, drejtoreshë e klinikës "Harley Street"

“Unë gjithmonë ju them njerëzve, kur jeni duke i dhënë një fëmije një tabletë ose një telefon, në të vërtetë po i jepni një shishe verë ose një gram kokaine,” tha ajo.

“Pse nuk i kushtojmë rëndësi kësaj varësie, aq sa i kushtojmë individëve kur pinë drogë dhe alkool, sepse shkaktojnë të njëjtat impulse të truri i fëmijëve?” shton ajo

Më pas ajo tregon se fëmijët nga mosha 12-13 vjeç që janë duke u trajtuar për teknologjinë shprehen se nuk dinë si të krijojnë një ekuilibër mes përdorimit të telefonit dhe aktiviteteve të tjera.

Kjo çështje është bërë tepër shqetësuese për prindërit kohët e fundit, pasi ka një numër të madh të rinjsh që shihet se dërgojnë ose marrin mesazhe pornografike nëpërmjet pajisjeve të tyre.

Saligari tha se rreth dy të tretat e pacientëve të saj ishin 13-16 vjeç dhe kërkonin që kërkonin trajtim për varësinë nga telefonat dhe pornografisë.

Në një studim të kohëve të fundit me më shumë se 1.500 mësues, thanë se ishin të vetëdijshëm për nxënësit që shkëmbejnë mesazhe me përmbajtje seksuale, por nuk dinin si të trajtonin këtë çështje, edhe pse kishin provuar shumë mënyra. Ndërsa, 2.000 fëmijë janë raportuar në polici për presionin që bënin kundrejt bashkëmoshatarëve të tyre me anë të imazheve e pahijshme në tre vitet e fundit.

Shumë vajza të reja në veçanti besojnë se dërgimi i një fotografi ku ato janë të zhveshura, është normale dhe kthehet në gabim vetëm në momentin që prindërit shohin këto fotografi.

“Nëse fëmijëve ju mëson të respektojnë veten ata kanë gjasa më pak të shfaqin të tilla probleme. Është një çështje e formimit të personalitetit,”tha Saligari.

Dr Richard Graham, një psikiatër konsulent në Leading Technology Addicion Leadinagle, tha se kjo çështje ishte një problem i vërtet për prindërit.

“Shumë prindër thonë se e kanë të vështirë të kontrollojnë celularët e fëmijëve të tyre,” shprehet ai.

Në konferencë u diskutua gjithashtu dhe programi që kanë fëmijët për të fjetur dhe lidhjet e internetit që të gjithë përdorin nëpër shtëpi.

Një nga mënyrat më të mira për të rregulluar këtë problem është që fëmijëve t’u kërkohet vazhdimisht të përkushtohen në mësime dhe të mos harxhojnë kohë, në telefona.

“Nëse kuptoni varësinë në kohën e duhur, ju mund t’u mësoni fëmijëve tuaj si të menaxhojnë kohën e tyre,”thotë Saligari.

“Ajo që po themi është se fëmijët duhet të mësohen si të kalojnë kohën e tyre të lirë. Duhet të dini të organizoni aktivitete të ndryshme në mënyrë që, ata të jenë më të zhdërvjellët dhe të kenë dëshirë për të jetuar jetën e tyre jashtë një smartfoni që mund të jetë shumë i rrezikshëm,” shton ajo./The Independent/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë