Mode

Valentino bën bluza 690 dollarë për të mbështetur vaksinimin kundër Covid-19

Marka luksoze Valentino po prodhon bluza me sasi të limituar, me një çmim prej 690 dollarësh, për të mbështetur vaksinimin kundër Covid-19.

Në bluzat e zeza është e shkruar “Vaksinuar” me të kuqe, me logon e Valentino-s.

Pulovrat e zeza u krijuan për herë të parë nga një kompani e vogël e Los Anxhelosit e quajtur Cloney, fillimisht pa dijeninë e markë italiane.

Kur stilisti i Valentino-s, Pierpaolo Piccioli, mësoi për nismën, vendosi t'i blinte të gjitha tutat që ishin në dispozicion dhe t'ua jepte dhuratë miqve, përfshirë Lady Gaga-n.

Ai pastaj vazhdoi të prodhojë një seri "hoodies" (tuta) që do të shiten në faqen e internetit të Valentino-s nga 23 shtatori. Të ardhurat do të shkojnë për UNICEF-in, për të mbështetur punën e tij me shpërndarjen e vaksinës në vendet e varfra.

"Vaksinimi është bërë mënyra më efektive për të luftuar këtë pandemi globale, si dhe një simbol i respektit për të tjerët dhe përgjegjësisë shoqërore", tha Piccioli.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë