Rend dhe Ligj

Valë arrestimesh për korrupsion në Kukës. Policët doganorë merrnin ryshfet deri në 8.000 euro në ditë

Gazeta Si – Një operacion i përbashkët Kosovë-Shqipëri ka sjellë arrestimin e 17 policëve doganorë shqiptarë të dyshuar për korrupsion në pikën kufitare të Morinës.

Po ashtu, për vepra të tjera penale, përfshirë shpërdorimin e detyrës dhe kontrabandën, për 14 punonjës policie është vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Ndërsa tre zyrtarë janë pezulluar nga detyra, mes tyre edhe drejtori i Drejtorisë të Kufirit dhe Migracionit Kukës.

Deri në 8.000 euro ryshfet në ditë

Sipas informacioneve paraprake nga hetimet, ka rezultuar se policët shqiptarë i merrnin qytetarëve minimalisht deri në 10 euro, të cilat i ndanin më pas me njëri-tjetrin në fund të turnit. Ndërsa fitimet ndërmjet tyre arrinin deri në 8000 euro në ditë.

Siç shihet edhe në foton e siguruar nga Gazetasi.al, duket mënyra sesi grumbulloheshin dhe ndaheshin paratë mes punonjësve.

Njëra nga policet, shihet duke numëruar ryshfetin që ka përftuar nga qytetarët, duke shpërdoruar detyrën, ndërsa monitorimi i tyre është kryer nga kamera përgjimi, të vendosura nga prokuroria.

Hetimi nisi në nëntor 2020, 34 masa sigurimi personal

Sipas njoftimit të SPAK, pas një hetimi me kërkesë  të Prokurorisë së Posaçme, janë caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar 34 masa sigurimi personal, nga të cilat 32 punonjës të Policisë Kufitare Kukës, me funksione të ndryshme brenda Drejtorisë të Kufirit dhe Migracionit Kukës.

Nga hetimi i nisur që në nëntor të 2020, SPAK thotë se është dokumentuar veprimtaria e kundraligjshme e punonjësve të Policisë së Shtetit në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Kukës gjatë kohës së kryerjes së shërbimit në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë, Kukës.

Nga hetimi janë dokumentuar 312 episode të veprimeve korruptive të punonjësve të policisë, të cilët favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë; persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundraligjshme; ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre ne vendet e BE-së.

Të arrestuar edhe në Kosovë

Ndërkohë, mediat kosovare kanë informuar se janë arrestuar 20 zyrtarë policorë nga Kosova edhe në pikën kufitare në Vërmicë.

Në operacionin e muajit mars me emrin e koduar “Pika” në Kosovë, u arrestuan për korrupsion 50 policë në pikat kufitare “Qafë Prush” dhe “Qafë Morinë”, ndërkaq 18 zyrtarë policorë ndodhen në arrati.

Kush janë 34 të ndaluarit në Morinë dhe funksionet e tyre

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur masat e sigurimit personal ‘Arrest në burg’ ndaj 16 punonjësve të policisë:

1. Inspektor A.K., me detyrë Nd/Specialist Kontrollor në PKK Morinë me masë të sigurimit personal ‘Arrest në burg’, si i dyshuar për veprën penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim;

2. Inspektor F.I., me detyrë Nd/Specialist Kontrollor në PKK Morinë me masë të sigurimit personal ‘Arrest në burg’, si i dyshuar për veprat penale ‘Shpërdorim i detyrës’ e kryer në bashkëpunim dhe ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim;

3. Inspektor R.D., me detyrë Nd/Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal ‘Arrest në burg’, si i dyshuar për veprën penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim;

4. Inspektor A.G., me detyrë Nd/Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal ‘Arrest në burg’, si i dyshuar për veprën penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim;

5. Inspektor B.D., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal ‘Arrest në burg’, si i dyshuar për veprën penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim;

6. Inspektor Y.H., me detyrë Nd/Specialist Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal ‘Arrest në burg’, si i dyshuar për veprën penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim (i shpallur në kërkim);

7. Inspektor V.N., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal ‘Arrest në burg’, si i dyshuar për veprën penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim;

8. Inspektor U.L.(E.), me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal ‘Arrest në burg’, si i dyshuar për veprën penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim;

9. Inspektor M.C., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal ‘Arrest në burg’, si i dyshuar për veprën penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim;

10. Inspektor K.D., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal ‘Arrest në burg’, si i dyshuar për veprën penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim;

11. Inspektor F.B., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal ‘Arrest në burg’, si i dyshuar për veprën penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim;

12. Inspektor A.S., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal ‘Arrest në burg’, si i dyshuar për veprën penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim;

13. Nënkomisar H.Sh., me detyrë Përgjegjës Turni në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal ‘Arrest në burg’, si i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorim i detyrës’ e kryer në bashkëpunim dhe ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim;

14. Nënkomisar E.A., me detyrë Përgjegjës Turni në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal ‘Arrest në burg’, , si i dyshuar për ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim;

15. Nënkomisar A.H., me detyrë Përgjegjës Turni në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal ‘Arrest në burg’, si i dyshuar për ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim;

16. Komisar L.S., me detyrë Shef i Stacionit të PKK Morinë, me masë të sigurimit personal ‘Arrest në burg’, si i dyshuar për ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim;

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur masat e sigurimit personal ‘Arrest në shtëpi’ ndaj 12 punonjësve të policisë:

1. Inspektor S.I., me detyrë Trup Shërbimi në Komisariatin Rajonal të Kufirit Dibër me masë të sigurimit personal ‘Arrest në shtëpi’, si i dyshuar për veprën penale ‘Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’;

2. Nënkomisar Sh.C., me detyrë Specialist i Emigracionit në DRKM Kukës, me masë të sigurimit personal ‘Arrest në shtëpi’, si i dyshuar për veprën penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim;

3. Nënkomisar A.J., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimit në DVP Kukës, me masë të sigurimit personal ‘Arrest në shtëpi’, si i dyshuar për veprën penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim;

4. Inspektore V.S., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal ‘Arrest në shtëpi’, si e dyshuar për veprën penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim;

5. Inspektor G.D., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal ‘Arrest në shtëpi’, si i dyshuar për veprën penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim;

6. Inspektore Xh.M., me detyrë Kontrollore në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal ‘Arrest në shtëpi’, si i dyshuar për veprën penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim;

7. Inspektore R.L., me detyrë Kontrollore në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal ‘Arrest në shtëpi’, si e dyshuar për veprën penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim;

8. Inspektore M.Sh., me detyrë Kontrollore në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal ‘Arrest në shtëpi’, si e dyshuar për veprën penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim;

9. Inspektor H.H., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal ‘Arrest në shtëpi’, si i dyshuar për veprën penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim;

10. Inspektor E.U., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal ‘Arrest në shtëpi’, si i dyshuar për veprën penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim;

11. Inspektore E.T., me detyrë Kontrollore në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal ‘Arrest në shtëpi’, si e dyshuar për veprën penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim;

12. Inspektor D.B., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal ‘Arrest në shtëpi’, si i dyshuar për veprën penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur masat e sigurimit personal ‘Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ ndaj 4 punonjësve të policisë:

1. Inspektor S.O., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal ‘Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’, si i dyshuar për veprën penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim;

2. Inspektor A.T., me detyrë Trup Shërbimi në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal ‘Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’, si i dyshuar për veprën penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim;

3. Nënkomisar A.Rr., me detyrë Përgjegjës Turni në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal ‘Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’, si i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorim i detyrës’;

4. Drejtues F.K., me detyrë Drejtor i DRKM Kukës, me masë të sigurimit personal ‘Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’, si i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorim i detyrës’.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur masat e sigurimit personal ‘Arrest në shtëpi’ ndaj 2 shtetasve:

1. Shtetasi Xh.E., me masë të sigurimit personal ‘Arrest në shtëpi’, si i dyshuar për veprën penale ‘Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’;

2. Shtetasi K.S., me masë të sigurimit personal ‘Arrest në shtëpi’, si i dyshuar për veprën penale ‘Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë