Po vijon këtë të hënë vaksinimi i stafeve policore të sigurisë të institucioneve të ekzekutimit të veprave penale në Shqipëri. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj shprehet se policët e burgjeve po i nënshtrohen të njëjtit trajtim si forcat e Policisë së Shtetit dhe se vaksinimi është me prioritet maksimal për këtë kategori. Sipas saj, pas vaksinimit të personelit mjekësor të burgjeve, ku deri tani janë vaksinuar 160 punonjës shëndetësorë të sistemit penitenciar në mbarë vendin, tashmë ka filluar edhe vaksinimi i gjerë i punonjësve me uniformën e Policisë së Burgjeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)








Lini një Përgjigje