Procesi i vaksinimit ka dalë për herë të parë jashtë Tiranës. Në qytetin e Shkodrës, Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ndoqën nisjen e vaksinimit për bluzat e bardha në këtë qytet.
Vaksinimi po kryhet në ambientet e Pallatit të Sportit, ndërkohë që pas bluzave të bardha vaksina do t’u jepet edhe banorëve të shtëpisë së të moshuarve po në këtë qytet.
Ky proces nis në këtë qytet pas marrjes së 7 mijë dozave të reja nga kompania Pfizer dhe një ditë pasi ministrja deklaroi hapjen e spitaleve Covid në Shkodër dhe në Durrës.
Manastirliu tha se kapacitetet akomoduese të spitaleve Covid në Tiranë janë në rreth 90 për qind e tyre, me shifra zyrtare që shkojnë në rreth 540 të shtruar deri më tani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.