Ka ndodhur

Vaksinimi me detyrim, studentët protestojnë para Ministrisë së Arsimit

Dhjetëra studentë që nuk janë lejuar që të hyjnë në auditorë në ditën e parë të vitit të ri akademik, kanë nisur një protestë përpara Ministrisë së Arsimit. Ndërkohë që disa grupe studentësh kanë protestuar në ndarë edhe te Universiteti Politeknik.

Një lëvizje që ishte paralajmëruar, pasi ditët e fundit shumë studentë janë shprehur se nuk mund të privohen nga e drejta e arsimimit për shkak të vaksinës.

Në protestën e organizuar para Ministrisë së Arsimit, studentët kanë bllokuar dhe rrugën, duke shkaktuar trafik të automjeteve. Ata shprehen se e arsimimi është një e drejtë kushtetuese dhe nuk mund të tjetërsohet nga asnjë vendim qeverie.

Prej mëngjesit të sotëm në të gjithë vendin, Universitetet janë duke mbajtur qëndrime të ndryshme sa i takon futjes së studentëve të pavaksinuar në auditore.

Në Elbasan, Gjirokastër, Korçë, Durrës lejohen të hyjnë në auditorë edhe studentët e pavaksinuar, duke shkelur urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërkohë që në Vlorë, Shkodër dhe në Tiranë, studentët e pavaksinuar nuk janë lejuar që të hyjnë në auditore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë