Shendet

Vaksinimi masiv i popullsisë, Rama: Jemi shumë afër

Për kryeministrin Edi Rama vaksinimi masiv në Shqipëri është vetëm çështje kohe.

Në konferencën e përjavshme për shtyp ai është pyetur hollësisht mbi këtë temë, ndërsa ka nënvizuar se është në negociata me disa vende mike për vaksinimin në masë të popullsisë.

Ai siguroi gjithashtu se brenda javës së dytë të marsit përfundon marrja e vaksinës nga bluzat e bardha, mjekë dhe infermierë.

“Ashtu siç do të përmbyllim brenda javës së dytë të marsit vaksinimin e të gjitha bluzave të bardha në Shqipëri ashtu do të përmbyllim shumë shpejt vaksinimin masiv.

Është vetëm çështje kohe e shkurtër jo e gjatë. Nuk mund të jap shumë detaje por jemi shumë afër.

Më vjen keq që nuk po them fjalën e fundit por mezi po pres ta them fjalën e fundit”, tha Rama.

Më tej ai nënvizoi: “Ne po luftojmë për sasinë, këtë di t’ju them, po luftojmë për sasinë, kemi marrë konfirmim për 360 mijë vaksina AstraZeneca, që do hyjë menjëherë në proces e me këto do zbresim shumë shpejt nga 80 plus tek 65 vjeçarët e më poshtë, ndërkohë që jemi duke diskutuar dhe jemi  afër një sasie tjetër të konsiderueshme…

Një tjetër vend mik është në diskutime e një vend i tretë është në kontakte me ne sot në mëngjes. Jam lypësi më i gjatë në planet pa diskutim”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë