Shendet

Vaksinat për Covid-19 mund të ndryshohen aq shpejt sa vaksinat e gripit

Vaksinat e reja Covid për të luftuar variantet e reja  mund të merren më shpejt nga sistemi imunitar, duke siguruar më shumë mbrojtje.  Është thënë prej kohësh që vaksinat aktuale mund të mos funksionojnë aq mirë kundër disa varianteve dhe shkencëtarët po punojnë në azhurnimin e tyre tani. Por prodhuesit nuk do të kenë nevojë të kërkojnë miratim të ri ose të bëjnë studime të gjata klinike. Sidoqoftë ata do të kenë nevojë për provë nëse vaksinat shkaktojnë antitrupa.  Një metodë e ngjashme e shpejtë është përdorur tashmë për vaksinat vjetore të gripit të cilat rregullisht kanë nevojë për azhurnim. MHRA ka lëshuar udhëzime, së bashku me autoritetet  shëndetësore në Australi, Kanada, Singapor dhe Zvicër, që të kontrollet dhe masat do të ishin të nevojshme.

Të dhënat nga provat ekzistuese të vaksinave të koronavirusit dhe studimet e vazhdueshme mbi përdorimin në miliona njerëz aktualisht duke u imunizuar mund të përdoren për të mbështetur çdo vendim nga rregullatorët. Vaksinat ekzistuese Covid tashmë të përdorura  të tilla si vaksina Oxford-AstraZeneca dhe ajo Pfizer-BioNTech - u zhvilluan me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Procesi zgjati rreth 10 muaj, në vend të 10 vjetëve në kohë normale. Realizimi i ndryshimeve të vogla dhe relativisht të thjeshta të këtyre vaksinave për t'i bërë ato më të mira për variante të reja duhet të ndodhë edhe më shpejt. Vaksinat aktuale u krijuan rreth versioneve të mëparshme të koronavirusit, por shkencëtarët besojnë se ato ende duhet të ofrojnë një mbrojtje ndaj varianteve të reja që po shihen tani.

Shefi ekzekutiv i MHRA(Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore), June Raine tha se nuk ka prova në këtë moment se ndonjë prej vaksinave të ndryshuara ka mungesë të konsiderueshme të efektivitetit.

"Ata janë efektivë kundër varianteve të reja. Ne e dimë që ka pasur disa të dhëna nga Afrika e Jugut dhe besojmë se efektiviteti këtu vijon, gjithashtu po punojmë shumë edhe për variantin e Brazilit. Që nga sot nuk ka asnjë domosdoshmëri që ne të ndjekim shpejt një vaksinë të re efektive për variantet, por ne jemi të përgatitur,” shpjegon eksperti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë