Shendet

Vaksina, tani edhe meshkujt mund të jenë të mbrojtur nga virusi HPV

Mjekët thonë se vaksina HPV për djemtë që nis nga mosha 12-13 vjeçare, do të parandalojë kancerin për shumë fëmijë djem në botë, gjatë viteve të ardhshme. Ashtu si vajzat e reja, tashmë edhe djemtë do të kenë mundësi të vaksinohen.
Virusi human papilloma (HPV) është një virus që zakonisht përhapet nëpërmjet kontaktit të ngushtë, lëkurë mbi lëkurë gjatë marrëdhënies seksuale, nga i cili mund të infektohesh me lehtësi në të ardhmen. Ekzistojnë më shumë se 200 lloje të ndryshme të këtij virusi. Disa prej tyre mund të shkaktojnë lytha gjenitale, si tek organet gjenitale mashkullore ashtu edhe te ato femërore.

Ky virus është virusi më i transmetuar seksualisht në të gjithë botën dhe vlerësohet se 80% e individëve që kanë kontakte seksuale kanë shumë gjasa që të infektohen përpara moshës 50 vjeç. Por tashmë ekziston vaksina e sipërpërmendur që parandalojnë infektimin nga virusi human papilloma. Aplikimi i këtyre vaksinave që përmbajnë proteina të virusit, të cilat krijojnë antitrupa të veçantë në trupin tënd, ka filluar që në vitin 2002.
Jamie Rae tregon se ai shkoi deri në vdekje dhe u kthye përsëri, gjatë trajtimit të tij për kancerin qe fytit të shkaktuar nga virusi.
“Të gjitha gjëra që më pëlqenin u zhdukën. Unë nuk mund të flisja ose të haja për muaj me radhë,” shprehet ai.

Jamie Rae

Jamie nuk kishte dëgjuar kurrë për HPV më parë, deri në momentin që pa një njollë në formë disku në qafë. Pasi u diagnostikua me kancerin orofaringeal në vitin 2010, kur asokohe ishte 44 vjeç, kaloi ditë të gjata në kimioterapi dhe radioterapi. Ai kishte nevojë gjatë gjithë kohës për trajtim duke pasur vështirësi gjatë gjithë kohë për të ngrënë dhe për të pirë ujë, një sfidë e vërtetë siç shpjegon Jamie.
“Unë isha shumë i dëshpëruar dhe m’u deshën dy vjet për t’u ndjerë përsëri normal,”shprehet ai. Në atë moment ai krijoi një fondacion për të rritur ndërgjegjësimin mbi virusin që i kishte shkaktuar shumë dhimbje.
Fondacioni do të ofrojë vaksina falas për djemtë në moshën 12 dhe 13 vjeçare në shkollat e mesme, që nga fillimi i shkollës për vitin e ardhshëm në Angli, Skoci, Irlandën e Veriut dhe Uells. Vajzat e moshës 12 deri 13 vjeç kanë pasur në dispozicion vaksinën që prej vitit 2008 dhe mbrojtja nga virusi zgjat deri në 10 vjet, ose më gjatë.
Për shkak se programi për të vaksinuar vajzat adoleshente ka funksionuar dhe janë zvogëluar rastet me kancer në qafën e mitrës, edhe djemtë kanë shumë përfitime, sepse virusi nuk u kalon atyre, por mjekët thonë se është më mirë që djemtë të vaksinohen, pasi asnjëherë nuk mund të dinë se me çfarë individësh mund të kenë kontakt.

David Wlliman, ekspert i vaksinimit për Kolegjin Mbretëror të Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve, tha se vaksinimi i djemve do të ishte diçka tepër e mirë për popullatën, pasi kjo gjë me kalimin e kohës do të çonte në uljen e konsiderueshme të të sëmurëve me kancer.
Vaksina HPV është funksionale, në momentin që djemtë dhe vajzat e marrin papara moshës së pjekurisë seksuale. Ndërkohë, meshkujt që kanë kryer marrëdhënie seksuale me burra nuk përfitojnë në të njëjtën mënyrë nga programi i vajzave, kështu që mbeten të pambrojtur. Kjo është arsyeja pse meshkujt homoseksual deri në moshën 45 vjeç, duhet të blejnë vetë vaksinën në qendrat shëndetësore.
Mary Ramsay, anëtare e shëndetit publik në Angli, këshillon prindërit që të përdorin këtë vaksinë në moshë të hershme, pasi sa më shumë të rriten adoleshentët aq më pak efektive është vaksina
"Potenciali i kësaj vaksine për të shpëtuar jetën dhe për të parandaluar komplikimet e kancerit është i madh dhe pse ka qenë e disponueshme vetëm për vajzat. Ne kemi parë rezultate mbresëlënëse tek vajzat, e rëndësishme është që ky sukses të përsëritet edhe tek djemtë,” shtoi ajo./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë