Një maskë që mbron, një moment historik, një përqafim dhe shumë emoji të tjera. Këto janë disa nga imazhet e “Vaksinave për të Gjithë”, një paketë e re për IOS dhe Android në Whatsapp, krijuar në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
WhatsApp ka shkruar në bloëgun e tij se këto emoji janë krijuar me qëllim që të ndihmojnë përdoruesit të komunikojnë në një mënyrë krijuese dhe argëtuese duke shprehur gëzim, lehtësim dhe shpresë.
“Mund të bëhet gjithashtu një mundësi e mëtejshme për të treguar mirënjohje për punonjësit shëndetësorë, të cilët kanë punuar pa u lodhur për të shpëtuar jetë në këtë periudhë të gjatë dhe të vështirë“, shkruhet më tej.
Që nga fillimi i pandemisë, Whatsapp thekson se ka filluar bashkëpunime me më shumë se 150 shtete, organizata kombëtare dhe lokale, si dhe organizata të tilla si OBSH dhe Unicef, për të ndërtuar kanale ndihme që synojnë sigurimin e informacionit dhe burimeve të sakta rreth Covid-19 për më shumë se 2 miliardë njerëz.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje