Ngjarje

Vaksina gjermane do t’u jepet miliona njerëzve deri në fund të vitit  

Miliona qytetarë nga Europa dhe SHBA-ja pritet të vaksinohen kundër koronavirusit deri në fund të vitit.

Një kompani gjermane që punon me gjigantin farmaceutik amerikan "Pfizer" ka filluar testimin tek njerëzit të një vaksine të mundshme të Covid-19, e cila pritet t’u jepet miliona njerëzve në fund të 2020-s. Vaksina do të jetë gati për përdorim urgjent në vjeshtë dhe do të jetë gati për përdorim të gjerë në Europë në dhjetor. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta amerikane "Wall Street Journal".

“Pfizer” thotë se do të fillojë testimin e vaksinës eksperimentale në Shtetet e Bashkuara javën tjetër.

Ndërkohë kompania gjermane “BioNTech” me bazë në Mainz raportoi se grupit të parë të pjesëmarrësve në Gjermani u ishin dhënë doza të vaksinës së mundshme. Studimi klinik në Gjermani po hyn tanimë në fazën e dytë.

"Dymbëdhjetë pjesëmarrës në studim janë vaksinuar me vaksina BNT162 në Gjermani që nga fillimi i studimit në 23 Prill, 2020", tha kompania në një deklaratë.

Asnjë informacion mbi rezultatet nuk është aktualisht i disponueshëm. “BioNTech” tha se rreth 200 vullnetarë të shëndetshëm të moshës 18 deri në 55 vjeç do t’u  jepen doza që variojnë nga 1 mikrogram deri në 100 mikrogram në javët në vazhdim për të gjetur dozën optimale për studimet e mëtejshme.

"Përveç kësaj, do të hetohet edhe siguria e vaksinës ", shtoi kompania bioteknike.

Instituti Federal Gjerman për Vaksinat miratoi provën e parë klinike për gjetjen e një vaksine kundër Covid -19 më 22 prill.

"Të dyja kompanitë planifikojnë të kryejnë së bashku prova klinike fillimisht në disa vende në Europë dhe në SHBA. Ne vlerësojnë se ekziston mundësia për të prodhuar miliona doza vaksinash deri në fund të vitit 2020 dhe për të prodhuar qindra miliona doza në tremujorin e dytë të vitin 2021”, tha “Pfizer” në një deklaratë.

Por dy kompanitë gjermane dhe amerikane nuk janë të vetmet që po punojnë për një vaksinë të mundshme të Covid-19. Javën e kaluar, shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit në Mbretërinë e Bashkuar filluan po ashtu testimin e vaksinës së tyre tek njerëzit të enjten dhe, në varësi të rezultateve të gjykimit, thanë se mund ta kishin gati që në shtator.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë