Vaksina COVID-19 e zhvilluar nga grupi britanik i ilaçeve AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit ka arritur një “formulë fituese” për efikasitetin, sipas shefi ekzekutiv i kompanisë të dielën.
“Vaksina, që aktualisht po vlerësohet nga rregullatori i pavarur i ilaçeve në Britani, siguron “100 për qind mbrojtje” kundër sëmundjes së rëndë COVID-19,”tha Pascal Soriot në një intervistë me gazetën “Sunday Times”.
Ai shtoi se beson se provat do të tregojnë se firma e tij ka arritur një efikasitet të vaksinës të barabartë me Pfizer-BioNTech me 95 përqind dhe Moderna me 94,5 përqind.
“Ne mendojmë se kemi kuptuar formulën fituese dhe si të marrim efikasitetin që, pas dy dozave, është njëlloj me të gjithë të tjerët “, tha shefi ekzekutiv, ndërsa shtoi se më vonë do të jepeshin të dhënat e plota.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi më 23 dhjetor se zhvilluesit e vaksinës Oxford-AstraZeneca kishin dorëzuar të dhënat e tyre në Agjencinë Rregullative të Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA).
Miratimi pritet të jepet për vaksinën në 4 janar. Vaksina Pfizer-BioNTech që u autorizua për përdorim nga rregullatori i pavarur i ilaçeve në Mbretërinë e Bashkuar dhe u është dhënë 600,000 njerëzve që nga muaji i kaluar.
Provat e hershme kishin treguar rezultate të ndryshme në efikasitetin e vaksinës AstraZeneca. Vaksina fillimisht tregoi një efektshmëri mesatare prej 70 përqind por ai nivel u rrit në 90 përqind në varësi të dozës.

Stuhia mbi të dhënat
Pas kësaj shifre mesatare nga provat në shkallë të gjerë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Brazil ishte një efektivitet prej 62% për ata që ishin vaksinuar me dy doza të plota. Për vullnetarët që morën një gjysmë doze në fillim dhe pastaj një dozë të plotë një muaj më vonë, vaksina u zbulua se kishte efikasitet 90%.
Mungesa e qartësisë dhe transparencës mbi mospërputhjen në rezultate u kritikua gjerësisht.
Vaksina e AstraZeneca gjithashtu gëzon një avantazh logjistik mbi alternativën Pfizer-BioNTech, pasi ajo mund të ruhet, transportohet dhe trajtohet në kushte normale në frigorifer ndërmjet dy dhe tetë gradë Celsius, për të paktën gjashtë muaj.
Kjo është shumë larg nga -70 gradë që është e nevojshme për vaksinën e Pfizer / BioNTech dhe ka kosto më të ulëta për sistemin frigoferik.
Sipas një studimi britanik, lloji i ri i Covid-19 është 50 për qind deri në 74 për qind më ngjitës.
Në përpjekje për të ndaluar përhapjen e sëmundjes, miliona njerëz morën masa të rrepta izolimi që zgjatën deri më dje. Gjithashtu, dhjetëra vende kanë vendosur kufizime të udhëtimit në Mbretërinë e Bashkuar për të ndaluar përhapjen e llojit të ri.
Gati 200 milion doza të vaksinës AstraZeneca do të bëhen para fundit të vitit, ka thënë prodhuesi i ilaçeve në Mbretërinë e Bashkuar dhe më shumë se 700 milion në mbarë botën deri në fund të Marsit të vitit të ardhshëm.
Burimi: The Time/ Përktheu: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje