Shendet

Vaksina anti-covid, OBSH: Të luftojmë dezinformimin

Me një numër vaksinash të mundshme për Covid-19 që po afrohen tani, ka shqetësime nga autoritetet shëndetsore ndërkombëtare në rritje se keqinformimi në internet mund të kthejë disa njerëz kundër imunizimit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se bota jo vetëm që lufton pandeminë, por edhe atë që ajo e quan një “infodemi” – ku ka një mbingarkesë informacioni, disa prej të cilave të rreme, gjë që e bën të vështirë për njerëzit të marrin vendime për shëndetin e tyre.
Nina, e cila është 21 vjeç dhe jeton në Londër me gjyshen e saj 82-vjeçare, është një nga ato që ka shqetësime. Ajo thotë se është konfuze  në lidhje me vaksinat Covid-19.

Nina, e cila është një biznesmene e pavarur, nuk është ende e sigurt nëse do të vaksinohet në të ardhmen. Por ajo mendon se sasia e informacionit përreth e bën më të vështirë për të kuptuar shkencën që qëndron pas vaksinave.

“Padyshim që si të gjithë unë dua që ky virus të zhduket sa më shpejt që të jetë e mundur. Por në të njëjtën kohë, nuk jam e sigurt se sa i besoj vaksinës, sepse ka ndodhur kaq shpejt,” thotë ajo.
Oscar Hodgson, një avokat i cili po merr pjesë në një provë të vaksinës në Imperial College London, thotë se shpesh është shumë e vështirë me sasinë e informacionit që po bombardohemi për të kuptuar se çfarë duhet të bësh. 
“Unë mendoj se një vaksinë është një nga mënyrat e vetme për të dalë nga situata nëse dëshirojmë të largohemi nga izolimet e pafundme dhe ndalimi i orareve në qytet,”shpjegon ai.
Studiuesit kanë lëvizur me shpejtësi rekord për të zhvilluar vaksinat.OBSH po monitoron të dhëna nga më shumë se 200  vaksina në tentativë për të dalë.

“Tani ka disa lloje të vaksinave bazuar në teknologji të ndryshme. Është shumë e shtrenjtë të bësh këto prova në fazën tre ( tek njerëzit). Por shumë vende janë mbledhur së bashku për të paguar për të. Kur keni fonde të mjaftueshme, procesi mund të shkojë shumë më shpejt,” thotë  Sylvie Briand, drejtori i OBSH-së për sëmundjet pandemike dhe epidemike.

Ka tre arsye kryesore që ka qenë e mundur të zhvillohen vaksinat e koronavirusit kaq shpejt:

-Teknologjitë e reja të cilat ishin duke u zhvilluar para se të vinte Covid-19, janë përdorur për të përshpejtuar procesin.
-Miliarda dollarë janë dhënë në hulumtimet e vaksinave. -Sigurimi i fondeve mund të zgjasë me vite.
Gjetja e mënyrave për të luftuar Covid-19 ka qenë një përparësi kryesore për çdo qeveri në të gjithë botën
Një pjesë e problemit, është se informacioni në lidhje me këtë pandemi  është tjetërsuar pasi shpesh herë shkencëtarët bëjnë zbulime të reja në lidhje me virusin dhe mënyrën më të mirë për të menaxhuar atë. Kjo, thonë studiuesit, ka krijuar hapësirë ​​që dezinformatat.
“Njerëzit janë në kërkim të informacionit dhe ata janë përballur me një konfuzion të madh,” thotë  Heidi Larson i cili drejton Projektin e Besimit të Vaksinave në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër.

Ajo ka studiuar besimin e vaksinave në të gjithë botën për më shumë se dy dekada. Ndërsa hezitimi i vaksinave ka qenë gjithmonë një problem, ajo është shumë e shqetësuar për ndikimin që duket se ka keqinformimi përdorimin e vaksinave Covid-19.
Larson, së bashku me OBSH dhe qeveritë në të gjithë botën, po punon me disa nga kompanitë e mëdha të teknologjisë për të luftuar dezinformimin.
Facebook  i cili zotëron Instagram dhe WhatsApp  thotë se heq informacionin me pretendime të rreme rreth kurimeve për Covid-19. Sipas kompanisë janë reklama të ndaluara që dekurajojnë njerëzit nga marrja e vaksinave dhe ulin numrin e njerëzve që e shohin vaksinën si mashtrim.   Por, është ende shumë e lehtë të hasësh informacione të gabuara në lidhje me Covid-19 dhe vaksinat në internet dhe të ndash ato informacione.

“Ne duhet të bëjmë të pamundurën për të hequr keqinforminim nga përditshmëria e njerëzve,”shpjegon Larson.

Burimi:BBC/Përktheu:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë