Analize

Vaksina anti- Covid, BE do ta shpërndajë edhe në Ballkanin Perëndimor

Bashkimit Europian ka njoftuat sot një lajm të mirë për të gjitha e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se do sigurojnë vaksinën e Covid-19 jo vetëm për të gjitha vendet anëtare, por edhe për rajonin.

Në një deklaratë të përbashkët, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula van der Leyen bënë të ditur pas përfundimit të një samitit virtual të BE-së, se vaksina për vendet e Ballkanit do të ndahet nga Komisioni Europian, i cili ka lidhur tanimë kontrata me tre prodhuesit kryesorë potencial të vaksinës.

residentja e Komisionit konfirmoi se vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme do të përfitojnë nga platforma ndërkombëtare Covax për sigurimin e vaksinave të para.

Ndërsa shtoi se ekziston dhe mundësia që vendet anëtare të dhurojnë tepricat e tyre, për shembull për Ballkanin.

“Në lidhje me pyetjen për fqinjësinë, ka një qasje të dyfishtë. Më i rëndësishmi dhe impresoniuesi është Covax, që e kemi ngritur së bashku me rreth 119 vende që janë anëtarësuar. Parimi është që vendet me të ardhura të larta duhet të financojnë Covax për të garantuar qasjen tek vaksina edhe për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Është GAVI mbikëqyrësi organizativ i platformës Covax. Dhe ka një mundësi tjetër, nëse ndodh që vendet anëtare të kenë më shumë doza, ata janë sigurisht të aftë edhe iu lejohet ligjërisht t’ia dhurojnë ato doza, për shembull Ballkanit Perëndimor”, tha Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian.

Koordinimi i përpjekjeve në luftën kundër pandemisë ishte tema kryesore e këtij takimi të Këshillit Europian.

Presidentja e Komisionit, Europian Ursula von der Leyen ka thënë se pret që vaksinat e para për shitje në tregun e BE-së të marrin autorizimin përkatës në pjesën e dytë të muajt dhjetor dhe nëse gjithçka shkon sipas skenarit pozitiv , vaksina do të nis të shpërndahet afër fundvitit.

Komisioni Europian tashmë ka arritur marrëveshje për blerjen e qindra miliona dozave të vaksinës, që do tu ndahen shteteve anëtare në të njëjtën kohë, në mënyrë të barabartë, me të njëjtat kushte. Sasia do të caktohet në bazë të numrit të banorëve. Shtetet anëtare pastaj mund të japin si donacion sasi të këtyre vaksinave vendeve tjera me të ardhura të vogla apo mesatare.

Përtej përgjegjësisë që BE ndjen për rajonin e Ballkanit Perëndimor, një tjetër arsye për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor është edhe ndikimi që përhapja e koronavirusit mund të ketë nga këto vende në BE dhe anasjelltas”, theksoi Von Der Leyen.

Lajmi vjen disa ditë pasi Bashkimi Europian vendosi një fond prej 400 milionë eurosh që vendet në zhvillim si ato të Ballkanit Perëndimor të kenë qasje tek vaksina.

Fondi është dhënë në formën e garancisë dhe kredisë së favorshme për vendet e treta, jashtë Bashkimit Europian. Qasje në këtë fond mund të ketë edhe Shqipëria.

Nga do e marrë vaksinën BE-ja?

Unioni ka lidhur marrëveshje me gjashtë kompani farmaceutike që po punojnë për prodhimin e vaksinave efektive dhe të sigurta kundër Covid-19.

Komisionerja Europiane e Shëndetësisë Stella Kyriakidou theksoi se fillimish vaksina, do të marrë miratimin e Agjencisë Europiane të Barnave dhe do të shpërndahet drejtpërdrejt në të gjitha 27 vendet anëtare të unionit. Ajo njoftoi se marrëveshja me Pfizer do të zyrtarizohet në ditët në vijim .

Sipas zonjës Kyriakidou, kompanitë me të cilat BE tashmë ka nënshkruar marrëveshje ose pritet t’i përfundojë janë Astra Zeneca , Johnson & Johnson, Sanofi, Pfizer, CureVac dhe Moderna .

“Kur jemi të bashkuar jemi të fortë. Për 6 muajt e fundit kam negociuar së bashku dhe në emër të Shteteve Anëtare me një numër të madh të kompanive farmaceutike. “Qëllimi është të krijojmë një fond të zgjeruar dhe kështu të rrisim shanset për të marrë sa më shpejt një vaksinë të sigurt dhe efektive,” tha ajo.

“Unë tashmë kam nënshkruar kontrata me Astra Zeneca, Johnson & Johnson dhe Sanofi. Unë jam duke u përgatitur brenda ditësh për të nënshkruar një marrëveshje me Pfizer. Ne jemi në fund të negociatave me CureVac dhe jemi në negociata me Modernan. Kjo strategji ka lejuar që Shtetet Anëtare të koordinohen dhe të negociojnë të gjithë së bashku. Pasi të ketë një vaksinë efektive dhe të sigurt, të gjitha shtetet anëtare do të kenë qasje”, tha komisionerja.

Kyriakidou, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve, deklaroi se është kultivuar dezinformim i madh rreth vaksinavedhe sqaroi se Agjencia Evropiane e Barnave nuk do të bëjë zbritje në protokollet e sigurisë.

Komisionerja përsëriti se nuk do të kishte pabarazi në shpërndarjen e vaksinave, por theksoi se të gjitha vendet duhet të kenë fillimisht strukturat në dispozicion për të marrë dhe asgjësuar vaksinat.

“Ka keqinformim. Nuk janë vaksinat ato që do të shpëtojnë jetë, por vaksinimi. Nevojitet një zë i përbashkët për nevojën e vaksinimit për të bindur qytetarët. Sapo të gjendet vaksina, do të duhet kohë për t’u përgatitur, shpërndarë dhe vaksinuar”, tha ajo.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë