Mode

Vajza e Madonës thuajse nudo në Javën e Modës

21-vjeçarja Lourdes Leon duket se është në rrugën për t'u bërë një vajzë e suksesshme, ashtu si nëna e saj. Ajo është vajza e Madonës dhe ka bërë debutimin në Javën e Modës së Nju Jorkut, me një veshje që do ta bënte edhe "Sirenën e Vogël" të skuqej.

Lourdes Maria Cicone Leon ka parakaluar në sfilatën e “Gypsy Sport” me xhinse të grisura, aksesorë të rëndë, pupla të gjelbërta dhe gjoksin thuajse të zbuluar.

Ndërsa një pjesë tjetër për të cilën Luardes u komentua ishte se ajo u shfaq e pa depiluar në pistë.

Sipas "Vogue", ishte ideja e 21-vjeçares që të shfaqej në pistë. Ajo iu drejtua projektuesit të etiketës, Rio Uribe dhe pyeti nëse mund të ishte në shfaqje.

Ndërsa shfaqja mund të ketë qenë e para për Leon, nuk ishte puna e saj e parë në fushën e modës. Vitin e kaluar ajo u shfaq në një fushatë reklamash për parfumin e Stella McCartney dhe më vonë ajo modeloi për fushatën Converse x MadeMe. Këtë verë, ajo gjithashtu pozoi për revistën "Vogue" të Gjermanisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë