21-vjeçarja Lourdes Leon duket se është në rrugën për t’u bërë një vajzë e suksesshme, ashtu si nëna e saj. Ajo është vajza e Madonës dhe ka bërë debutimin në Javën e Modës së Nju Jorkut, me një veshje që do ta bënte edhe “Sirenën e Vogël” të skuqej.
Lourdes Maria Cicone Leon ka parakaluar në sfilatën e “Gypsy Sport” me xhinse të grisura, aksesorë të rëndë, pupla të gjelbërta dhe gjoksin thuajse të zbuluar.
Ndërsa një pjesë tjetër për të cilën Luardes u komentua ishte se ajo u shfaq e pa depiluar në pistë.
Sipas “Vogue”, ishte ideja e 21-vjeçares që të shfaqej në pistë. Ajo iu drejtua projektuesit të etiketës, Rio Uribe dhe pyeti nëse mund të ishte në shfaqje.
Ndërsa shfaqja mund të ketë qenë e para për Leon, nuk ishte puna e saj e parë në fushën e modës. Vitin e kaluar ajo u shfaq në një fushatë reklamash për parfumin e Stella McCartney dhe më vonë ajo modeloi për fushatën Converse x MadeMe. Këtë verë, ajo gjithashtu pozoi për revistën “Vogue” të Gjermanisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.