Boksieri Oleksandr Usyk është shpallur kampion i pakontestueshëm i boksit në botë, në kategorinë e peshës së rëndë, pas fitores që ka shënuar kundër Tyson Furyt, në garën e zhvilluar në Riad të Arabisë Saudite, në orët e para të së dielës.
Ai ka shënuar fitore ndonëse në fillim të garës Fury ka qenë në përparësi.
Usyk, 37-vjeçari ukrainas është boksieri parë që mban të katër rripat në periudhën e njëjtë në kategorinë e peshës së rëndë prej epokës së ish-kampionit Lennox Lewis në prill të vitit 2000.
Usyk e ka ndryshuar rrjedhën e lojës në rundin e tetë, duke e lënë Furyn të tronditur nga forca e grushteve.
“Faleminderit shumë.. është mundësi e madhe për mua, familjen time, shtetin tim. Është ditë shumë e mirë”, ka thënë Usyk në lot, në një intervistë pas ndeshjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.