Ka ndodhur

Ushtronin aktivitete të paligjshme të lojërave të fatit, dy në pranga në Tiranë

Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”, ndërsa në pranga kanë rënë 2 shtetas, pasi ushtronin aktivitete të paligjshme të lojërave të fatit.

Policia thotë se në pranga kanë përfunduar shtetasit: E. O., 35 vjeç, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”;

– A. D., 41 vjeç, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Sipas policisë, këta shtetas u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit E. O., në rrugën “Ndre Mjeda”, i cili e kishte vënë lokalin në dispozicion për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparate celulare që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë