Ka ndodhur

Ushtroi dhunë ndaj nipit, arrestohet i moshuari në Vlorë

Një 59-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Vlorës pasi ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nipit të tij.

Policia thotë se shtetasi G. B., 59 vjeç, banues në Vlorë ka kanosur me mjet të mprehtë thikë si dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nipit të tij.

Gjithashtu një 38-vjeçar ka rënë në pranga pasi akuzohet se ka vjedhur çantën e një qytetareje ku ndodheshin një shumë e konsiderueshme parash dhe një telefon celular.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë