Bota

Ushtria serbe zhvillon sot një nga stërvitjet më të mëdha, testohen dronë kamikazë! I pranishëm Vuçiç dhe komandanti i KFOR

Nga Gazeta 'Si'-Serbia që prej 8 prillit vijon stërvitjen stërvitjen ushtarake, ndërsa sot pritet të mbahet një nga stërvitjet më të mëdha të ushtrisë serbe. I pranishëm do të jetë edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç, si edhe komandanti i KFOR dhe përfaqësues të tjerë të autoriteteve në Serbi.

Gjatë stërvitjes së sotme, pritet të testohen edhe dronë kamikazë.

“Me ftesë të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneral Milan Mojsiloviç, komandanti i Forcës së Kosovës (KFOR), gjeneralmajor Ozkan Ulutaš, do të marrë pjesë në Ditën e Zyrtarëve të Lartë, e cila organizohet me me rastin e stërvitjes së Forcave të Armatosura të Serbisë ‘Whirlwind 2024’ të premten në terrenin stërvitor Pešter”, njoftoi KFOR.

Stërvitja "Whirlwind 2024" zhvillohet me qëllim të përmirësimit të mëtejshëm të stërvitjes dhe aftësisë së komandave dhe njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë.  

Prej 8 prillit ushtria serbe po kryen stërvitje, ndërsa janë përdorur tanke dhe mjete të tjera të blinduara luftarake, artileri, sisteme kundërajrore, sisteme raketore antitank, dhe lloje të ndryshme të armëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë