Bota

Ushtria e Putinit pushton qytezën lindore ukrainase

Nga Gazeta 'Si'-Forcat ruse avancojnë në lindje të Ukrainës, ku pretendojnë se kanë marrë kontrollin e plotë të qytezës lindore Novohrodivka. Qyteza gjendet 12 km larg Pokrovskit, një nyje strategjike rrugore dhe hekurudhore për ushtrinë e Kievit në zonë.

Një bloger ushtarak pro rus ka publikuar harta ku shfaqen forcat ruse, teksa sulmojnë përtej Novohrodivka në të paktën 2 vende, rreth 7 km larg Pokrovskit. Një oficer ukrainas tha për një intervistë radiofonike se trupat e Kievit kishin braktisur Novohrodivka pasi pozicionet e tyre nuk ishin të favorshme për mbrojtje.

Javën e kaluar Presidenti Vladimir Putin deklaroi se inkursioni i Ukrainës në rajonin rus të Kursk, kishte dështuar të ngadalësonte përparimin e Rusisë në lindje të Ukrainës dhe kishte dobësuar linjat mbrojtëse të Kievit. Por sipas kreut të ushtrisë ukrainase inkursioni në Kursk po funksionon dhe trupat ruse nuk kanë shënuar progres në Pokrovsk gjatë 6 ditëve të fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë