Media Galeri

Ushqimet supersticioze në darkën e ndërrimit të viteve nëpër botë

Ndonëse shumë rituale janë njësoj, ushqimet e natës së ndërrimit të viteve ndryshojnë sipas kulturës dhe vendeve.

Ja se çfarë kishin në darkën e vitit të ri disa shtete të ndryshme të botës.

Greqi: Vasilopita

Një tortë me kafe e bërë me bajame dhe me një monedhë brenda saj. Monedha besohet se i sjell fat personit që e gjen atë.

Japoni: Soba noodles

Japonezët hanë noodles në mbrëmjen e ndërrimit të vitit, kjo sepse gjatësia e noodles simbolizon gjatësinë e jetës. Ato nuk ndahen në copëza, por duhet të gëlltiten siç janë.

Meksikë: Rosca de Reyes

Rosca është një bukë e pjekur në formën e një unaze dhe e mbuluar me fruta.Brenda saj është një zile e vogël dhe kush e gjen, “mbulohet nga fati”.

Irlandë: Bukë me gjalp

Disa historianë thonë se irlandezët linin bukën me gjalp në prag të derës dhe fëmijët në lagje e gjenin dhe e merrnin.

Amerika e Jugut: Fasule të zeza

Një teori tregon se fasulet e zeza janë fatsjellëse sepse janë e vetmja gjë me të cilën ushqeheshin ushtarët e Konfederatës gjatë Luftës Civile.

Suedia dhe Norvegjia: Puding orizi

Zakonisht suedezët dhe norvegjezët hedhin vetëm një bajame në pudingun e tyre. Kush e gjen do të ketë një vit të mbarë.

Argjentina: Fasule

Me shpresën se do të mbajnë punën e tyre ose të gjejnë një tjetër më të mirë, argjentinasit hanë fasule ditën e vitit të ri.

Koreja: Tteokguk

Një supë e mbushur me oriz, mish dhe perime besohet se u jep atyre që e hanë fat për vitin që po vjen. Koreanët e shohin vitin e ri si një lloj ditëlindjeje. Tteogkuk është një urim për një tjetër vit jetë.

Gjermani: Berliner

Gjermanët hanë petullat e njohura si Berliners në mesnatën e vitit të ri. Këto petulla mbulohen me sheqer pluhur dhe mbushen me një lloj reçeli. Ndonjëherë si rreng, ata i mbushin petullat me mustardë.

Persia: Faloodeh

Faloodeh është një ëmbëlsirë e bërë me noodles dhe shurup të ëmbël. Persët e bëjnë këtë edhe për Nevrus, viti i ri persian.

Bjellorusia: Misër

Gratë e pamartuar në Bjellorusi përdorin kokrra misri për të parë se kush do të martohet e para gjatë vitit që vjen. Gratë bëjnë një pirg me kokrra misri secila dhe marrin një gjel. Aty ku shkon gjeli, ajo do të martohet e para.

Holanda: Oliebollen

Përkthehet, topat e vajosur. Topa prej mielli që skuqen në vaj dhe mbulohen me sheqer pluhur dhe mbushen me fruta të thata. Sipas legjendës, ato që i hanë i shpëtojnë dorës së Perchta, një zot pagan që pret stomakun e të rebeluarëve. Atyre që hanë oliebollen nuk i pret dot sepse shpata rrëshqet nga vaji.

Spanja: Rrush

Kur ora shkon 12 në mesnatë, spanjollët hanë 12 kokrra rrushi, një nga një, që simbolizon çdo muaj të vitit të ri. Rrushi i ëmbël lajmëron një vit të mirë dhe ai pa shije, një vit të keq.

Skocia: Uiski

Uiski është një domosdoshmëri në vitin e ri skocez, apo si e quajnë Hogmanay. Sa kalon mesnata, në shtëpitë e skocezëve vijnë fqinjët që sjellin ushqim dhe pije nga shtëpitë e veta.

Poloni: Turshi peshku

Peshku është një ushqim i preferuar në shumë vende për fundvit. Polakët shijojnë më shumë peshkun turshi më 31 dhjetor. Sipas tyre, kjo sjell mbarësi dhe pasuri gjatë vitit.

Italia: Thjerrëza

Bashkë me peshkun, italianët hanë edhe thjerrëza. Kjo sepse ato duken si monedha dhe kështu simbolizojnë fat të mirë dhe të ardhura gjatë vitit.

Turqia: Shegë

Turqit hanë shegë në darkën e 31 dhjetorit sepse kjo simbolizon forcë dhe pjellori.

Burimi:Insider


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë