Shendet

Ushqimet që rrisin bakteret e mira tek fëmijët

Një dietë e pasur me banane dhe kikirikë përmirëson bakteret e zorrëve tëk fëmijët e kequshqyer,, ka zbuluar një studim i kryer së fundi. Këto ushqime ndikojnë në nxitjen e mikrobeve të shëndetshme, zbuluan hulumtuesit amerikanë pasi studiuan shëndetin e disa fëmijëve në Bangladesh. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se rreth 150 milionë fëmijë nën moshën pesëvjeçare në mbarë botën janë të kequshqyer. Përveçse janë të dobët dhe të vegjël, shumë fëmijë të kequshqyer përfundojnë duke humbur bakteret e mira të zorrëve, krahasuar me fëmijët e të njëjtës moshë, që ushqehen mirë.

Rritja e baktereve të mira
Hulumtuesit kanë shqyrtuar me kujdes se cilat ushqime ndihmojnë në rritjen e baktereve të mira. Fillimisht testimet janë kryer tek minjtë dhe derrat.
Hulumtuesit testuan dietat e ndryshme të 68 fëmijëve në Bangladesh, nga mosha 12 deri në moshën 18 muaj. Pas monitorimit të fëmijëve, u zbulua se një dietë - që përmbanin banane, sojë, miell badiava dhe qiqra, nxiste zhvillimin e mikrobeve të mira të zorrëve, forcimin e kockave, zhvillimin e trurit dhe funksionimin e imunitetit.
Prof Jeffrey Gordon, nga Universiteti i Uashingtonit, i cili udhëhoqi hulumtimin me kolegët nga Qendra Ndërkombëtare për Kërkimin e Sëmundjeve të Diarreve në Dhaka, Bangladesh, tha se qëllimi kishte qenë që të zbulonin së cilat ushqime ndihmojnë në formimin e këtyre mikrobeve. “Ne zbuluam se bananet dhe kikirikët ishin kombinimi më i mirë që ndihmonin në formimin mikrobeve të mira, veçanërisht tek fëmijët. Ndërsa dietat e tjera që përmbanin oriz dhe thjerrëza, nuk ndihmonin në shëndetin e zorrëve", tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë