Shendet

Ushqimet e përpunuara për fëmijë përmbajnë metale toksike

Ushqimet e përpunuara të bebeve kanë gjasa të përmbajnë metale të rënda sipas një raporti të fundit. Studiuesit në SHBA kanë testuar rreth 168 ushqime për fëmijë dhe kanë zbuluar se 95 përqind e tyre përmbajnë një ose më shumë metale. Në veçanti rreth 94 përqind përmbajnë plumb, 75 përqind përmbanin kadmium, 73 përqind kishin arsenik dhe 32 përqind kishin mërkur. Sipas ekspertëve ndër ushqimet që paraqesin rrezik të madh për metalet e rënda ishin ato me bazë orizi, karotash, patatet e ëmbla dhe lëngjet e frutave.
“Këta metale mund të dëmtojnë njerëzit edhe që nga ajri, mendojeni duke i konsumuar. Për sa i përket fëmijëve, janë një ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në zhvillimin e ngadaltë të inteligjencës së fëmijëve,” shkruhet në raportin e organizatës jo fitimprurëse Healthy Babies Bright Futures (HBBF).
HBBF është e përbërë nga një grup shkencëtarësh, organizatash dhe donatorësh që punojnë së bashku për të kufizuar ekspozimin e fëmijëve ndaj neurotoksinave. Në raport u studiuan ushqimet e përpunuara nga marka të ndryshme si Beech-Nut, Earth’s Best dhe Gerber.
“Këto ushqime të njohura për fëmijë nuk janë vetëm në nivele të larta me arsen inorganik, forma më toksike e arsenikut, por gjithashtu, kanë edhe katër elementë të tjerë toksik,” kanë thënë studiuesit.

Arseniku është një element që shfaqet natyrshëm në Tokë dhe mund të gjendet në ajër, ushqim dhe ujë. Në formën e saj inorganike dhe në nivele të larta, arseniku mund të jetë jashtëzakonisht toksik, madje edhe vdekjeprurës.
Studimet e mëparshme kanë sugjeruar që foshnjat e ekspozuara ndaj niveleve të larta të arsenikut kanë aftësi njohëse më të dobëta se sa bashkëmoshatarët e tyre. Autorët e raportit sugjeruan alternativa të ushqimit për fëmijë që përmbajnë pak ose aspak arsenik si drithërat e tërshërës, banane ose lëng kastraveci, ndërsa sa për lëngjet uji dhe qumështi janë më të sigurtat.
Diçka thelbësore që theksohet në raport është edhe fakti se studiuesit, iu bëjnë thirrje kompanive të këtyre prodhimeve që të mundësojnë për tregun ushqim të shëndetshëm. Ata i bëjnë thirrje edhe Administratës së Ushqimit dhe Ilaçeve (FDA) në SHBA që të rishikojë këto produkte për siguruar mirë-ushqyerjen e të vegjëlve.
"Kur FDA vepron, kompanitë përgjigjen. Ne kemi nevojë që Administrata të përdorë më mirë autoritetin e tyre dhe më shpet për të shpëtuar të vegjlit,” shkruajnë hulumtuesit./Daily Mail/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë