Lojëra me Dore

US Open/ Gjokoviç i pandalshëm, eliminim surprizë i Pliskovës te femrat

Shkojnë në 25 fitoret sezonale të Novak Gjokoviç (28 radhazi bashkë me 3 fitoret në Kupën Devis në fund të 2019), që kalon në turin e tretë të “US Open”. Tenisti serb mundi me 4 sete britanikun Kajl Edmund, 6-7, 6-3, 6-4 dhe 6-2. Lajm përbën vetëm seti i parë i humbur nga numri 1 në botë. Gjokoviç ishte zot i fushës dhe në gejmin e tretë ishte tri herë gati ta fitonte atë, por Edmund rezistoi, duke dhënë më të mirën nga vetja.

Novak Gjokoviç pas fitores së fundit. Gazeta Si, 3 shtator 2020

Në turin e tretë Gjokoviç do të ndeshet me gjermani Jan Lenard Struf, i cili mundi 6-2, 6-2 dhe 7-5 amerikanin Majkëll Moh. Një provë e mirë edhe për Stefanos Tsitsipas, i cili mund të sfidojë pikërisht Gjokoviçin në gjysmëfinale, sipas skemës. Greku fitoi 7-6, 6-3, 6-4 ndaj amerikanit Maksim Kresi. Në turin e tretë Tsitsipas përballet me Çoriç që mundi me 5 sete argjentinasin Juan Ignacio Londero: 7-5, 6-4, 7-6, 6-2, 6-3. Paraqitje e mirë edhe për Aleksandër Zverev, i cili mposhti amerikanin Brandon Nakashima.

Surpriza ka ardhur te femrat, ku është eliminuar një nga pretendentet, Karolina Pliskova. Tenistja çeke u mund nga francezja Karolin Garsia, 6-1 dhe 7-6. Në fushë u shfaq një Garsia mjaft e frymëzuar. Ndeshja mund të merrte një rrjedhë tjetër në setin e dytë, kur Pliskova shpërdoroi një mundësi të mirë dhe nuk mundi ta çonte ndeshjen te seti i tretë. Një humbje dramatike ishte ajo e Kristina Mladenoviç ndaj ruses Varvara Graçeva, pasi francezja kryesoi në shumicën e kohës. Pas disa rastesh të shpërdoruara në fund atë e tradhtuan nervat dhe gaboi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë