Lojëra me Dore

US Open: Asnjë përgjegjësi nëse lojtarët vdesin nga Covid-19

U.S Open në New York është planifikuar të mbahet nga 31 gushti deri më 13 shtator, ndërsa turneu tjetër francez, Roland Garros pritet të mbahet dy javë më vonë në Paris. Frika për të marrë pjesë për shkak të pandemisë së Covid-19, ka bërë që shumë tenistë të anulojnë udhëtimin drejt Amerikës.

Tenistët Nick Kygios dhe Rafael Nadal kanë njoftuar tërheqjen nga turneu i US Open, duke përmendur shqetësimet rreth koronavirusit dhe problemet me kalendarin. Gjithsesi, organizatorët e turneut kanë konfirmuar se turneu do të luhet normalisht, ku të gjithë pjesëmarrësit duhet të firmosin një dokument para se të luajnë. Është pikërisht ky dokument që ka sjellë pakënaqësi edhe te ata që ishin të sigurt për pjesëmarrjen.

https://twitter.com/wesleykoolhof/status/1292429686539276296

Në këtë dokument, organizatorët kërkojnë nga tenistët që të marrin përsipër vullnetarisht përgjegjësinë për veprimet e tyre, për çdo rrezik, përfshi edhe vdekjen e tyre apo personave me të cilët ata janë në kontakt.

Në kontratë thuhet: "Unë marr përsipër vullnetarisht përgjegjësinë e plotë për ndonjë të papritur, përfshirë problemet shëndetësore, dëmtimin ose vdekjen, që mund të shkaktohet nga unë ose nga të tjerët që kanë kontakt me mua, si rezultat i pranisë sime në ambientet e turneut, të shkaktuara qoftë nga pakujdesia e NTC (Qendra Kombëtare e Tenisit) ose e anasjellta. "


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë