Edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, e ka quajtur si kriminal vendimin e gjyqtarëve, të cilët miratuan reduktimin e dënimin e përjetshëm të Dritan Dajtit.
“Gjyqtarët meritojnë plotësisht që t’u bashkohen pas hekurave klientëve të tyre. Kam pritur këto 48 orë sa të sigurohesha që krimi i njerëzve me imunitet ligjor dhe Kushtetutës të mos kishte si reagim vetëm një deklaratë publike, por edhe një reagim të fortë e të vendosur dhe një proces të qartë dhe ligjor.
Ai tha se nuk do ketë paqe derisa të zhbëhet vendimi për Dritan Dajtin, duke e cilësuar një atentat ndaj drejtësisë.
“Edhe pse nuk mund të jap detaje, operacioni Forca e Ligjit është vënë në veprim të plotë për ta adresuar me të gjithë forcën e së drejtës atentatin e qartë, brutal dhe skandaloz që i është bërë drejtësisë në vendin tonë”, tha Lleshaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.